Aktorja Yllka Gashi,flet për familjen e saj

February 17, 2009   | Lajmet / Vijesti

yllka-gashi-_-familja-gagicaFamilja është institucioni më i shenjtë

Ka pak kohë që ajo është ‘ndarë’ nga familja e saj, gjegjësisht familja e nënës, por nuk i ka rënë aspak keq, pasi vazhdimi i jetës në familjen e re, është i shkëlqyeshëm. Ajo ndihet me shumë fat, që përveç se i përkiste një familjeje të mrekullueshme, tash është bërë anëtare e re e familjes po aq të mirë dhe bujare. Është aktorja e mirënjohur, Yllka Gashi, e cila rrëfen për dy familjet e saj të çmuara, familjen Gashi dhe atë të burrit – Gagica

Ndjehem shkëlqyeshëm! Ndjehem me shumë fat që jam bërë pjesë e familjes Gagica sepse janë njerëz shumë të edukuar e bujarë dhe kemi gjetur gjuhë të përbashkët”, kështu fi llon Yllka rrëfi min për familjen e re, në të cilën, përveç Albianit, edhe gjithë të tjerët e kanë pritur me shumë zemërgjerësi, anëtaren më të re dhe nusen e kësaj familjeje.

Me familjen time jam ‘ndarë’ vetëm formalisht

Ka pakë kohë, që Yllka është ‘ndarë’ nga familja e saj, gjegjësisht familja e nënës, porse vazhdimi i jetës në familjen e re, është i shkëlqyeshëm. Ajo ndihet me shumë fat që përveç se i përkiste një familjeje të mrekullueshme, tash është bërë anëtare e re e familjes po aq të mirë dhe bujare, familjes Gagica. Ndonëse tani jeton me bashkëshortin Albianin, i cili me profesion është dizajner dhe drejtor kreativ në produksionin e tij ‘INIT’ në Prishtinë, për asnjë çast nuk është ‘larguar’ nga familja e saj, në të cilën lindi dhe u formua kjo që është sot. “Unë me familjen time jam ‘ndarë’ vetëm formalisht, nëse mund të shprehem kështu, sepse ne shihemi gati çdo ditë. Shkoj shumë shpesh në shtëpinë e prindërve të mi, i vizitoj ata”, tregon ajo për vizitat e shpeshta që i bënë nënës dhe të tjerëve. Edhe pse kohëve të fundit me familjen e saj është çmallur më tepër përmes telefonit, për shkak të shumë angazhimeve dhe obligimeve profesionale, megjithatë ajo është munduar që të paktën një herë në javë t’i vizitojë të shumë çmuarit e saj. Ajo është shumë e lidhur me secilin prej anëtarëve të familjes, dhe kohën kur nuk mund t’i takojë përmes vizitave, gjithsesi i ‘takon’ përmes telefonit, duke ua dëgjuar zërin.

Kohën e kalojmë më së miri në botë!

Yllka veçon relacionet shumë të mira edhe me prindërit e Albianit, të cilët siç duket e kanë pritur si vajzën e tyre, ndërsa vizitat çdo fundjavë te prindërit e bashkëshortit i plotësojnë

mjaftueshëm relacionet e tyre, pavarësisht angazhimeve të shumta që çifti ka, rreth punës dhe karrierës së tyre. Por, më i rëndësishmi i kësaj familjeje, njeriu i cili diti si t’i ‘rrëmbejë’ zemrën Yllkës dhe i cili ishte ‘fajtori’ kryesor që Yllka tani ka dy familje, është Albiani. Pasi që të dy janë shumë të angazhuar rreth punës dhe obligimeve profesionale, pjesën më të madhe të ditës ata janë ‘larg’ njëri-tjetrit. Por, ‘magjia’ e mbrëmjes është shumë e preferuar edhe nga këta të dy, për arsye se është pikërisht kjo ‘magji’ dhe dashuria e madhe, që të paktën në mbrëmje të jenë gjithherë bashkë, ashtu sikur duan të jenë, ndoshta edhe gjatë kohës kur nuk janë bashkë. Edhe fundjavat zënë një rëndësi të veçantë për Yllkën dhe Albianin për arsye se janë ‘bashkimi’ i tyre dhe relaksimi në prani të njëritjetrit, pa punën e përditshme dhe siç shprehet Yllka, kohën kur ata janë bashkë “e kalojmë më së miri në botë”!

Miqësi me kompromisin

Ata, përveç dashurisë për njëritjetrin, shumë gjëra të përbashkëta, ndonëse çdo ditë që kalojnë, ‘zbulojnë’ gjëra të reja tek njëri-tjetri. Ka edhe raste kur nuk pajtohen, porse siç duket ata kanë lidhur ‘miqësi’ me kompromisin dhe çdo gjë e arrijnë me shumë mirëkuptim. “Shumë gjëra kemi të përbashkëta, kemi shije të njëjtë në stilin e jetesës, na pëlqen ushqimi i njëjtë, kemi pasion të përbashkët ndaj fi lmave dhe futbollit, mirëpo ka edhe gjëra në të cilat nuk pajtohemi, mirëpo gjithmonë jemi të gatshëm për kompromis”, pohon Yllka. Bashkëjetesa nën një çati ka bërë që në secilën ditë të ‘zbulojnë’ veti të reja. “Në bashkëjetesë njeriu mëson shumë gjëra për partnerin dhe veten. Zbulon veti të reja çdo ditë. Ajo që lidhjen tonë e bën të veçantë është se ne e plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin dhe kështu edhe i ndihmojmë njëri tjetrit të ngritemi në secilin aspekt. Albiani është njeri pozitiv, pa paragjykime dhe ka sens shumë të këndshëm të humorit, prandaj çdo çast që e kaloj me të për mua paraqet kënaqësi që nuk zëvendësoj me asgjë”, tregon Yllka për dashurinë e tyre e cila çdo ditë po shkon duke u rritur ashtu sikur edhe po rritet njohja sa më e madhe mes tyre. Ata kryesisht pëlqejnë të shohin ndonjë fi lm, e si relaks për është edhe darka në ndonjë restorant të preferuar nga të dy. E kur është fjala për të bërë tifo në sportin e preferuar nga të dy – futbollin, duken si kundërshtarë të përbetuar, në veçanti gjatë premier- ligës. “Ndodh edhe të jemi kundërshtarë, sidomos në futboll në premier-ligë. Albiani është tifoz i ekipeve që mua nuk më pëlqejnë… mirëpo përmbahemi!!! Ha-ha-ha!”, pohon duke qeshur Yllka.

Gjellët e vjehrrës

Atëherë kur përtojnë të përgatisin ushqimin, shqyrtojnë mundësinë që të porosisin, porse shumë shpesh janë vizitorë të restoranteve të ndryshme. Megjithatë Yllka pëlqen të përgatisë dhe një gjë të tillë e bënë me shumë dëshirë. “Eh, ndodh rrallë të porosisim, ngaqë unë nuk përtoj të përgatis asnjëherë. Kur kjo ndodh, së pari i shqyrtojmë mundësitë të porosisim ushqim në shtëpi, p.sh pizza ose Chinese food. Shpesh edhe dalim në mbrëmje për darkë në ndonjë nga restorantet tona të preferuara në qytet. Ndërsa te prindërit e Albianit zakonisht shkojmë në fundjavë për të ngrënë specialitet e vjehrrës sime e cila është një kuzhiniere shumë e mirë”. Megjithatë, ka raste kur në kuzhinë shihet edhe Albiani, jo për të provuar gatesat e ‘nuses’ por për të përgatitur për te. Ndërsa, ushqimi preferuar i tyre janë pastat. Ani pse shtëpia e tyre është mbushur me dashurinë që ata kanë ndaj njëri-tjetrit, s’do të ishte keq që të dëgjohen edhe të qeshurat dhe të qarat e ndonjë fëmije. Prandaj, çifti i ri shpreson që në të ardhmen të shtojë numrin e anëtarëve të familjes. Ndoshta 2-3 fëmijë do t’u pëlqente t’i kishin dhe t’i jepnin më shumë jetë shtëpisë së tyre. Ndërsa për epërsinë e vajzave apo djemve, nuk ka rëndësi. “Unë jam rritur në një ambient femëror dhe i dua shumë vajzat, mirëpo i dua shumë edhe djemtë. Megjithatë kjo puna e gjinisë së fëmijës më duket çështje shumë banale për ta diskutuar”. Ndryshe, aktorja që bënë pjesë edhe në një familje të tretë, në “Familjen moderne”, aktualisht është duke punuar në një shfaqje të re në Teatrin Kombëtar. “Është kjo komedia “Dejzilend” nga Kristofer Durang në regji të Agon Myftarit, premiera e së cilës do të jetë më 24 shkurt”. Ndërsa së shpejti pret t’i vazhdojë provat edhe për një shfaqje tjetër që ka nisur ta punojë para vitit të ri. Duke qenë se profesioni i saj është pa orar, e provat ndodh që mbahen në mbrëmje, në mesditë, pasdite etj., megjithatë familja nuk bie nga prioritetet, përkundrazi, ajo e ka përkrahur gjithmonë aktoren.

Shtëpia e prindërve të mi gjithmonë do të mbetet një vend i prehjes shpirtërore

“Për mua, shtëpia dhe familja kanë paraqitur gjithmonë institucionin më të shenjtë në jetën e njeriut. Jam rritur në një familje shtatë anëtarëshe, me prindërit, tri motra më të mëdha dhe një vëlla më të vogël se unë, dhe kam pasur fatin e mirë të kem një familje të shëndoshë në secilin aspekt. Në shtëpinë e prindërve të mi gjithmonë ka harmoni dhe hare, dhe ajo shtëpi për mua gjithmonë do të mbetet një vend i prehjes shpirtërore dhe një shembull shembullor për ta ndërtuar një familje në të ardhmen. Sa i përket ndërrimit të familjes, prapë po e them me familjen e Albianit qysh kur jam njohur para shumë vjetësh kam kaluar shumë mirë dhe jemi përshtatur në shumë gjëra. Prandaj ndjehem rehat me të dyja familjet”.

Kemi investuar për ta bërë secilën ditë – ditë të të dashurve

Për gati 8 vjet sa jemi bashkë unë e Albiani, jemi munduar të investojmë në marrëdhënien tonë në atë mënyrë që t’ia bëjmë njëri-tjetrit secilën ditë si ditë të të dashuruarve. Sepse Shën Valentini është vetëm një ditë, e viti ka edhe 364 ditë tjera. Kështu që për ne kjo datë paraqet edhe një ditë më shumë

Albiani është shumë më i kujdesshëm sa i përket dhuratave

Me të vërtetë nuk e di cilën festë apo dhuratë ta veçoj, sepse secila në momentin kur ishte e kishte rëndësinë dhe peshën e vet. Dhe cilëndo që ta veçoj apo të bëj përjashtim më duket se tregohem e padrejtë ndaj të tjerave. Albiani sa u përket dhuratave është shumë më i kujdesshëm se unë dhe shpeshherë ndodh që të më blejë ndonjë dhuratë pa ndonjë arsye të veçantë. Dhurata e fundit që e kam marrë prej tij është laptopi im!

Infopress


YouTube Preview Image

1