Gazeta“Vijesti”: Eshte bllokuar aplikimi i Malit të Zi në BE

February 23, 2009   | Shtypi / Mediji

flamujt-e-evropesE përditshmja malazeze “Vijesti” thekson se aplikimi i Malit të Zi për statusin e kandidatit të BE-së është bllokuar në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropain.
POTGORICE- Aplikimi i Malit të Zi për statusin e kandidatit të BE-së është bllokuar në Këshillin e Ministrave të BE-së . Lajmi bëhet i ditur sot nga e përditshmja malazeze “Vijesti”.
Kjo ndodhi para se Komisioni Europian të prezantonte opinionin e tij nëse Mali i Zi ishte i gatshëm të fitonte statusin e kandidatit apo jo.
Duke iu referuar informacioneve të publikuara nga agjencia e lajmeve e BE-së, e përditshmja “Vijesti” shkruan se disa shtete anëtare, mes të cilëve Holanda, Spanja, Franca dhe Belgjika, kundërshtojnë kalimin e çështjes në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm e më pas në Këshillin e Ministrave.
“Ne besojmë se Mali i Zi ka akoma për të punuar, ashtu sic është theksuar në raportin e fundit të Komisionit, përpara se aplikimi i saj të merret seriozisht në konsideratë” – theksoi njëri nga diplomatët e shteteve kundërshtuese.

Më tej gazeta shton se Gjermania kërkon një shtyrje të procesit të aplikimit të Malit të Zi, pasi besohet se Podgorica nuk ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo mund të shtojë frikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, mes njerëzve.
Raporti shton se Belgjika beson se ato duhet të presin muajin nëntor për të parë progresin e Malit të Zi, ndërsa Holanda beson se Podgorica nuk po bën gjithçka për të luftuar korrupsionin.
Burimet nga gazeta ‘Vijesti” theksojnë se Franca insiston që aplikimi i Malit të Zi për statusin e vendit anëtar të BE, duhet të bëhet pas aplikimeve të Serbisë dhe Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm malazez Milan Roçen theksoi se “aplikimi i standardeve dhe angazhimet e ndërmarra janë bazuar në proceset Europiane dhe Euro-Atlantike, ndërsa zëvendës kryeministri, Gordana Gjuroviç mohoi bllokimin e aplikimit.
(e.n/Balkanweb)