Jeta enigmatike e Zhuljetës dhe e vërteta e ngjashmërisë me Çiljetën

February 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

zhuljeta-big-brother-albaniaNëse do dalë apo do qëndrojë në shtëpi, atë do ta mësojmë vetëm sot në mbrëmje në spektaklin “Big Brother”, sipas votimit të publikut, që ka nisur plot një javë më parë. Por gjatë gjithë kësaj jave, në blogjet e ndryshme në internet kanë filluar komentet në lidhje me dy të nominuarat e para nga pjesëtarët e tjerë të shtëpisë “Big Brother”, Zhuljetën dhe Erjolën.
Disa komentojnë se ajo që duhet të dalë nga shtëpia e famshme është Erjola, pasi e pret në shtëpi vajza e vogël në Fier, ndërsa të tjerë thonë se duhet të dalë nga shtëpia Zhuljeta, për faktin se nuk është vetvetja, s’është aspak aktive brenda shtëpisë.
Por për këtë le të presim. Zhuljeta e ka motivuar arsyen, se pse ka hyrë në këtë “reality show”, për të
fituar 70 mijë eurot, të cilat do t’i shpenzojë pastaj vetëm për qejf. Ne kemi gjetur disa foto të datës 15 nëntor 2008, ku Zhuljeta ka qenë e pranishme në “Sharm Fashion Party”, dhe ku është fotografuar, duke kërcyer e dëfryer me Lirio Nushin, një këngëtar të njohur. Për më shumë mund të shihni vetë fotot që po publikojmë, ku Zhuljeta ka të njëjtën pamje dhe model flokësh me të cilën e shohim në “Big Brother”, ndërsa shihet të jetë veshur me të zeza. Por faktin që ajo është një vajzë e hedhur dhe që e pëlqen shumë jetën e natës, e kanë pohuar dhe të njohura të saj, që nuk janë pak, për shkak edhe të tipit të saj jo shumë të qëndrueshëm. Disa prej tyre, të cilat ajo i ka njohur në këto ambiente, kanë pohuar se brenda shtëpisë, Zhuljeta është treguar e rezervuar për jetën e saj. E në fakt cila është ajo e vërtetë, që ka shfaqur shumë interes, cila ka qenë Zhuljeta e vërtetë para se të hynte në “Big Brother” dhe çfarë mund të
zbulohej në jetën enigmatike të vajzës 28-vjeçare me origjinë nga Dibra, rritur në Fier, që jeton në Tiranë,
dhe që ka ëndërr të jetojë përgjithnjë në Gjermani? “Ajo që po shohim në ekran është vajza e moderuar dhe që s’ka fare lidhje me Zhuljetën që e njohin të gjithë”, shprehet një nga të njohurat e saj, që nuk i pëlqen të identifikohet, për faktin se nuk do të ketë të bëjë me të. E çfarë fshihet pas Zhuljetës, tek e cila shumë persona kanë gjetur një lloj ngjashmërie në tiparet e këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga?

Në fakt, këtë ngjashmëri ia kanë vënë në dukje edhe më parë. Ngjashmëria e saj me Çilin nuk është një
lojë, që ka nisur brenda shtëpisë “Big Brother”. Mikeshat e saj kanë pohuar se shumë thoshin se ajo ngjasonte me Çiljetën, madje dhe vetë këngëtarja e kishte dëgjuar se ekzistonte një sozi e saj, me emrin shumë të ngjashëm me të dhe që kishte një vëlla shumë të vogël me emrin Romeo, njësoj si i fejuari i saj. Por, janë interesuar të dyja, nëse kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën dhe e kanë vërtetuar se kjo është thjesht një rastësi. Dy vajzat nuk kanë asnjë lidhje farefisnore, edhe pse origjina e të dyjave është nga Dibra. Zhuljeta është rritur në Fier, ndërsa Çiljeta në Tiranë. Dhe një e përbashkët tjetër e tyre është edhe mania për të ndryshuar ekstremisht ngjyrën dhe stilin e flokëve, nga të verdha, të kuqe, pastaj të zeza, ose nga të gjata, shumë të shkurtra, dhe prapë të gjata. Tani po lëmë Çiljetën, dhe po merremi vetëm me Zhuljetën. Vetëm një vit më parë, ajo shkurtoi dy herë flokët, në stilin shumë shkurt dhe anash të shkurtuara zero. Gjithashtu, ajo vetullat i ka bërë tatuazh dhe vazhdon t’i mbajë ashtu, edhe pse ka më se dy vite, që shumë vajza janë penduar për vetullat e vizatuara, duke bërë operacione plastike për t’i hequr. Po Zhuljeta njihet për tip “strange”. Është një nga pesë vajzat e dy prindërve, që aktualisht jetojnë në një shtëpi me qera në zonën e Freskut në Tiranë. Një motër jeton në Greqi, një në Gjermani, një në Fier, dhe një në Tiranë. Nëse do pyesni për një shoqe të ngushtë të Zhuljetës, ajo nuk ekziston pasi nuk mban shumë shoqëri, madje dhe kur jetonte si studente me shoqe në një nga vilat pranë Qytetit Studenti. Përsa i përket veshjes, të gjithë që e njohin thonë që ajo vishej sa zyrtare, aq edhe sportive, ose i ndërthurte të dyja stilet. Jashtë shtëpisë e thërrasin Xhuli, ndërkohë që është tipi që në shumicën e rasteve frekuenton pubet e vetme. Është shumë impulsive, dhe që shumë vajza thonë se me të më mirë të mos kesh të bësh, pasi është tip i fshehtë. Madje ato që e ndjekin në “Big Brother” thonë se “është jashtë tipit të saj real, ende nuk ka zbuluar natyrën e vërtetë, pasi është shumë xheloze në marrëdhënie me meshkujt dhe impulsive”.
Në lidhje me dashurinë e saj thuhet se ajo ka pasur një të dashur nga Kosova, me të cilin nuk ekspozohej.
Në bisedat e saj, të vetmen dëshirë që shprehte vazhdimisht ishte jeta në Gjermani, ku ka jetuar më parë, por nuk ka mundur dot të mbyllë dokumentet. Nëse do të flisnim për pasione të saj, natyrisht që i pëlqen të jetë gjithmonë në lëvizje, ka pasion dhe tatuazhet dhe një të tillë e ka në gisht në formën e unazës. Asnjëherë nuk e kishte shprehur dëshirën për të hyrë në “Big Brother”, vetëm e kishte pohuar vazhdimisht se vitin e kaluar kishte qenë një ndjekëse e rregullt e reality show-t, dhe i komentonte vazhdimisht banorët. Përsa i përket punës së saj si operatore pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Ambienteve, në
Sektorin e kolaudimit të makinave, thuhet se nuk i kërkohet orar. Por askush nuk do të flasë hapur për Zhuljetën. Të gjitha të njohurat e saj, që kanë pasur rastin të shoqërohen me të sadopak, pohojnë se nga ajo duhet pasur frikë, është e paparashikueshme dhe nuk mund t’i zihet besë kollaj.

Panorama Plus

2