Aida : Lista e turneve

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-sori-big-brother-albania25/02/09 12:05

Aida kërkon që të ndërrojë turnin meqë ajo dhe Adi janë gati. Ajo e hedh këtë mendim për diskutim, por Adi i thotë se kjo nuk është e drejtë dhe se Vëllai i Madh kërkon seriozitet në këtë detyrë. Aida i thotë se vec do të ndërrojë turnin e jo vendin. Sori që ndodhet me ta në kopësht ndërhyn në këtë bisedë pasi është ai që ka hartuar listrën. Midis tyre fillon një debat sepse nuk është hera e parë që Aida e kërkon këtë gjë. Sori i ndjerë keq i thotë që herë tjetër ta bëjë ajo listën meqë për të nuk është bërë mirë. Aida i thotë se kur ai e ka bërë listën, kombinimet janë bërë të rastësishme. Sori këmbëngul me idenë e tij që këtë punë ta vazhdojë Aida sepse sipas tij ajo vec këtë bisedë di të bëjë. Ajo justifikohet duke i thënë Sorit se asnjëherë nuk e kishin lënë ta cojë mendimin deri në fund, kur është diskutuar më parë dhe se Sori po e merr këtë bisedë si një sulm dhe e mbyll bisedën pa bërë komente të tjera por me qejfmbetje.

TCH