Cili është Adi?

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-adelajda-arjoni-big-brother-albania23/02/09 13:45

Duke folur për të gjithë banorët dhe tipat e tyre, Arjoni dhe Adela ndalen tek Adi. Sipas tyre ai është një tip që ende nuk është shfaqur dhe nuk e njohin. Adela tregon se Adi i pëlqen shumë por që nuk e njohin fare. “Më pëlqejnë shakatë e tij, për aq sa ka treguar më duket njish” thote ajo. Kurse Arjoni thotë se nuk dinë asgjë nga jeta e tijn private, por Adela thotë se nesë nuk do që ti tregojë, ata nuk kanë pse të ndërhyjnë pasi kjo është zgjedhja e tij dhe janë të detyruar ta respektojnë këtë vendim. Arjoni e krahason Adin me një showman dhe kjo nga veprimet e tij ne shtëpi. Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme sepse ai duhet të japë edhe ide dhe koncepte pervec show-t. Për Adelajdën, ai dhe Bjordi janë personazhe pa të cilët shtëpia do dukej ndryshe.

TCH