Përshtypjet e banorëve

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

pershtypjet-big-brother-albania26/02/09 14:47

Bika, Arjoni, Adela dhe Moza janë në kuzhinë duke ngrënë mëngjesin. Bika i bën një kompliment Arjonit për sytë e bukur dhe se i kujtojnë dikë. Ajo i thotë se përvec syve i pëlqejnë edhe inteligjenca dhe mënyra e të folurit tek Arjoni por, përvec këtyre ka edhe disa gjëra të këqija që nuk do tia thotë. Edhe Adelajda i kërkon disa përshtypje dhe Bika i tregon se nuk i pëlqen që ajo është e shumë e ndjeshme dhe indinjohet shpejt ndërsa përshtypjet pozitive ia ka thënë dhe më parë. Pas Adelës afrohet edhe Moza me Liritën për të marrë përshtypjet për to dhe Bika pa rezerva ua thotë se cfarë mendon. Moza i është dukur në fillim shumë e urtë dhe se Bika vlerëson shumë qetësinë që e karakterizon. Ajo nuk harron t’i thotë edhe se është fotozhenike. Tipin e Liritës Bika e adhuron dhe se i pëlqen shumë sensi i humorit që ajo ka. Agonin e ka përcaktuar si tip që flet pak dhe saktë. Pasi përfundon përshkrimet e saja, Bika pret që edhe banorët të shprehin mendimet e tyre për të. Agoni i thotë se në fillim ka patur antipati por tani ka ndryshuar mendim. Arjoni dhe Moza preferojnë t’ia thonë në vecanti. Adela i tregon se i duket njeri i drejtë dhe i mirë por nuk i pëlqen se reagon shpejt dhe keq në shumicën e rasteve.
Me kaq i mbyllin banorët përcaktimet e tyre dhe fillojnë të kërcejnë e të këndojnë këngë popullore.