“Ulqini” fiton Katanën, çmimin më të lartë të Turneut

February 28, 2009   | Sporti / Sport

klubi-i-karates-ulqiniKlubi i karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 103 medalje në turneun e 3-të të karatesë “bambi cup 2009”
KK “Ulqini” fitoi çmimin më të madh të kësaj gare – Katanën, shpatën e samurajëve, si klubi më i suksesshëm i garës. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 103 medalje: 41 medalje të arta, 26 të argjendta, 36 të bronzta dhe dy kupa. Sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, ky rezultat përbën një sukses të madh, pasi që në këtë garë morën pjesë mbi 20 klube të karatesë me mbi 500 garues.
Të dielën, më 15 shkurt 2009, në Podgoricë u mbajt Turneu i 3-të i Karatesë “Bambi Cup 2009”, në të cilin Klubi i Karatesë “Ulqini” fitoi çmimin më të madh të kësaj gare – Katanën, shpatën e samurajëve, si klubi më i suksesshëm i garës.
Sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, ky rezultat përbën një sukses të madh, pasi që në këtë garë morën pjesë mbi 20 klube të karatesë me mbi 500 garues.
Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 103 medalje: 41 medalje të arta, 26 të argjendta, 36 të bronzta dhe dy kupa.
Në këtë mënyrë KK “Ulqini” filloi me sukses sezonin e parë në garat vendore, pas Kampionatit Evropian.
KK “Ulqini” mori pjesë në këtë garë me 80 garues të të gjitha gjeneratave, prej fatosave deri te seniorët, të cilët morën pjesë në disiplinat ekipore dhe individuale, duke përfshirë këtu 10 ekipe, pesë prej të cilëve zunë vendin e parë, dy vendin e dytë dhe dy vendin e tretin, ndërsa vetëm një ekip nuk arriti të shpërblehet me medalje.
“Edhe këtë sezon të garave e kemi filluar me suksese të shkëlqyeshme si çdo sezon tjetër. Jemi të bindur që edhe ky vit do të jetë vit i sukseseve të arta dhe do të tentojmë që të thyejmë rekordin e vitit të kaluar, gjatë të cilit fituam 71 kupa dhe 820 medalje: 244 të arta, 275 të argjendta dhe 301 të bronzta në garat shtetërore dhe ndërkombëtare, në disiplinat ekipore dhe individuale”, shprehen kryetrajneri i KK “Ulqini”, Ruzhdi Rama, dhe trajnerët Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi dhe Mirsad Nasradini, që falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen e tyre në këtë garë: “Rexha Company”, burektoren “Pelivan”, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e Klubit.
Medaljet
Shumë garues të KK “Ulqini” u shpërblyen me medalje të arta në këtë garë. Kështu me nga tri medalje të arta u kurorëzuan Blerta Tahiri, Viktor Curoviq, Antigona Rama, me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Jehona Musliq, Xhemale Elezi, Gentiana Kuqi, Xhenis Rexhepi, Liridon Elezi dhe Seida Suma, ndërsa nga një medalje të artë fituan Dorian Veliq, Edisa Shaba, Ronald Jacoviq, Petar Barlloviq, Pavle Pecoviq, Bledar Kabashi, Rexhep Shaba, Tofik Shurdha, Darko Dashiq, Albion Duraku, Lumdita Paleviq, Angjella Marnikoviq, Branko Gjakonoviq, Jovan Gjakonoviq, Radisa Dashiq, Petar Maroviq, Dardan Ceka, Blerim Sukaliq, Granit Rexha dhe Ramazan Gjeka. Përveç medaljeve të arta, këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen: Gentian Kaleziq, Mehmet Gjeka, Diellëza Rama, Aleksandar Jevriq, Ensar Marshiq, Nermin Suma, Adnan Kuqi, Arbenita Çobi, Durim Kaleziq, Bledar Seferi, Enis Rexha, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Edon Ceka, Shpëtim Gjeka, Katarina Marnikoviq, Xheneta Gjekoviq, Izabela Ivanoviq, Andrea Llukiq, Enis Shaba, Jeton Luka, Nderim Cuca, Admir Luka, Ardita Gjeka, Ilirjana Paleviq, Edin Kraja, Ilir Muja, Lulzim Suma, Edmond Aliq, Liridon Tula, Dragoljub Dashiq, Ermal Musliq, Muhamet Kraja dhe Sandro Pecoviq.

Koahpress

Kto Fotografi jan eskluzivitet të web sajtit www.ulqini.de

YouTube Preview Image
3