Federata e taekwondo-së së Malit të Zi organizoi në Podgoricë seminarin ndërkombëtar

March 2, 2009   | Sporti / Sport

taekwondo_logoShtatë mjeshtra nga KT “Ulqini”
Trajenri i KT “Ulqini” Fikret Dushku thotë se kjo është hera e parë që në Ulqin arrijnë të dalin shtatë mjeshtra me licencë ndërkombëtare. “Për klubin tonë, kjo ka një rëndësi të madhe, e po ashtu edhe për qytetin. Së shpejti mendojmë që këtë sport ta zgjerojmë edhe në vendet e tjera të qytetin tonë”, thotë ai.
Podgoricë – Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi gjatë fundjavës në Podgoricë seminarin treditor për dhënien e licencave ndërkombëtare.
Seminarin e udhëhoqën dy mjeshtrat koreano-jugorë, Kim Jong Ki dhe Semi Li, të autorizuar për dhënien e kësaj licence e cila shërben për të pasur të drejtën e pjesëmarrjes në kampionatet botërore dhe lojrat olimpike.
Në mesin e pjesëmarrësve të këtij seminari ishin edhe shtatë anëtarë të Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni, Arijeta Zati, Besnik Shata, Arben Kollari, Leonard Dobreci, Adnan Hasa dhe Allmedin Suka, si dhe trajneri i këtij klubi Fikret Dushku. Të gjithë ata e kaluan me sukses provimin.
Trajneri i KT “Ulqini” Fikret Dushku sqaron se seminare të këtij lloji organizohen një herë në dy apo tri vjet me kërkesë të federatës së vendit përkatës dhe se qëllimi i tij është pajisja me licencë ndërkombëtare të personave që e kalojnë me sukses provimin.
Ai thotë se se ata që e kalojnë me sukses provimin bëhen mjeshtra të shkallës së parë, siç njihet me emrin Dan.
Sa i përket pjesëmarrësve nga KT “Ulqini”, Dushku thotë se kjo është hera e parë që në Ulqin arrijnë të dalin shtatë mjeshtra me licencë ndërkombëtare.
“Për klubin tonë, kjo ka një rëndësi të madhe, e po ashtu edhe për qytetin. Së shpejti mendojmë që këtë sport ta zgjerojmë edhe në ambiente të tjera të qytetit tonë”, thotë ai.
Kohapress

YouTube Preview Image

6