Inva Mula lë Pirro Çakon për biznesmenin kosovar

March 2, 2009   | Lajmet / Vijesti
inva-mula-le-pirro-cakon-per-biznesmenin-kosovarDashuri me shikim të parë apo vlerësim dhe pëlqim i ruajtur gjatë në ndjenjat e një mashkulli? Në këtë rast nuk mund të ketë apo, sepse sipas thashethemeve, të dyja ekzistojnë. Sopranoja me famë botërore, Inva Mula flitet se është në një relacion me një ndër 10 biznesmenët më të pasur kosovarë, Hetem Ramadanin.Po sipas fjalëve, lidhja ka nisur rreth marsit të vitit 2008 dhe thuhet se do konkludohet në martesë. “Divorcin” e mundshëm me kantautorin e njohur Pirro Çako e konfirmon dhe mospjesëmarrja e tij në koncertin e Invës, me rastin e 10-vjetorit të “SIGAL”, ku ajo ishte e ftuar në Tiranë.

Në skenë u dukën vetëm prindërit e saj, ndërsa bashkëshorti mungonte. Pas hulumtimeve që bëmë, ramë në konkluzion që çifti ka disa muaj pa pasur fare komunikim me njëritjetrin, edhe pse kanë 20 vite martesë, madje edhe djali që tani po mbahet nga Inva, ka mbi 10 ditë që nuk komunikon me të atin. Nga ana e Invës nuk është bërë ende kërkesa ligjore për divorc, megjithatë ndarja mes tyre është e qartë. Me origjinë kosovare, por i rritur në biznesin e tij në Slloveni, Hetem Ramadani ka qenë prezent dhe në edicionin më të fundit, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një prej shqiptarëve më të famshëm në botë.

“Salbatring International”, quhet kompania e drejtuar nga Ramadani, që është dhe president i saj, kompani e cila duket se ka qenë shumë fitimprurëse për biznesmenin kosovar. Ajo është krijuar më 1990, në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa emri është bashkimi i kombinimeve të emrave të vajzave të tij, Saranda, Albana dhe Tringa. Sipas “gojëve të liga”, marrëdhënia e Invës dhe Hetemit ka evoluar. Deri tani nuk bëhet fjalë ende për divorce mes çifteve respektive, por mësohet se biznesmeni e sopranoja e njohur kalojnë shumë kohë bashkë.

KUSH ËSHTË HETEM RAMADANI

Hetem Ramadani është një biznesmen shqiptar, që me vite ka jetuar në Slloveni. Atje u vendos për të vazhduar biznesin e tij. Viteve pas Dejtonit, ai krijoi marrëdhënie të mira me njerëzit e UÇK-së. Ai kishte një lidhje të mirë me Adem Demaçin dhe sa herë që shkonte në Slloveni, ishte ndërmjetësues i Adem Demaçit dhe i UÇK-së. Dhe, jo vetëm kaq. Hetemi siguroi lidhje, informata dhe bashkëpunim me Slloveninë në të gjitha aspektet. Dosja sllovene për oficerët shqiptarë të ish- Ushtrisë jugosllave, thuhet se kishte kaluar nëpër duart e tij dhe shpërndarë gjithandej. Asnjëherë nuk kishte thënë se, a e ka “blerë” apo e ka pasur të dhuruar, por Hetemi ka qenë shumë i afërt me të gjitha institucionet sllovene.

HETEMI RAMADANI NË “DUA MË SHUMË SHQIPËRINË”

Hetem Ramadani ka qenë një prej të ftuarve të spektaklit të Vera Grabockës, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një nga shqiptarët më të suksesshëm në botë. Ishte pikërisht zoti Ramadani, që nga skena e këtij spektakli prestigjioz dha lajmin se edhe media shqiptare do të ketë piedestalin e vet. Në çdo fund viti, Fondacioni “Salbatring”, që Hetem Ramadani ka themeluar, do të akordojë “çmimet Emi”, për gazetarët dhe personazhet më të shquara të vitit në televizion dhe median e shkruar. Vlerësimi për secilin nga fituesit është mjaft i konsiderueshëm, ai kap vlerën e 10.000 euro për çdo çmim!

Ky lajm, dhënë prej biznesmenit Ramadani, shënon të parën përpjekje serioze në vlerësimin e krijimtarisë në një fushë me mjaft influencë në shoqërinë shqiptare. Hetem Ramadani u bë i famshëm në Shqipëri, në sajë të kontributeve të tij të paprecedenta filantropike. Muaj më parë, biznesmeni Hetem Ramadani kontribuoi me 100.000 euro për të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit dhe vazhdoi më pas me 150.000 euro për 15 artistët më të shquar në vite. Ai preferoi t’i quajë këto shuma “vetëm një skonto të vogël nga kontoja emocionale që këta artistë depozituan në vite në zemrën e tij”. Për dimensionin e tij të jashtëzakonshëm human dhe arritjet e pakrahasueshme në fushën e biznesit, Hetem Ramadani u dekorua nga Presidenti i Republikës me Medaljen ‘Ambasador i Kombit’.

NJË NDËR 10 MILIONERËT KOSOVARË

Nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, se sa ka të dhëna konkrete. Në një prej gazetave prestigjioze në Kosovë janë nxjerrë disa të dhëna bazuar në bisedat që janë zhvilluar në mënyra individuale me këtë kastë shoqërore. Vetë biznesmenët kanë folur për njëri-tjetrin, duke provuar në mënyrë të lirë të shpallin më të pasurin e Kosovës. Dhe, ja tek vjen renditja…

1. Behxhet Pacolli – “Mabetex”
2. Ekrem Lluka – “Dukagjini”
3. Ramiz Kelmendi – “Elkos”
4. Vëllezërit Devolli – “Devolli”
5. Remzi Ejupi – “Eurokoha”
6. Vëllezërit Kuqi – “Benaf”
7. Hetem Ramadani – “Salbatring”
8. Nebih Zariqi- “Standard”
9. Vëllezërit Besimi – “Getoari”
10. Ibrahim Bucaliu – “Hib Petrol”
SI KA QENË LIDHJA E INVËS ME PIRRON

Ata gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes. Edhe atëherë kur shoqëroheshin bashkë në Liceun Artistik, e ku njerëzit sa herë i shikonin bashkë të birin e Gaqos me vajzën e Ninës, çuçurisnin me njëri-tjetrin. Por, edhe tani, pas shumë vitesh martesë me njëri-tjetrin, ata kanë qenë gjithmonë në fokusin e medias. Artistët e njohur janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të suksesit të tyre. Inva, me famën botërore, dhe Pirro, me këngët e bukura që po i sjell njëra pas tjetrës në tregun e muzikës shqiptare.

Të dy në atë kohë adoleshentë dhe nxënës të shkëlqyer të Liceut, linin orët në shkollë që të takoheshin bashkë. Inva dhe Pirro u njohën më shumë se 25 vite me parë, dhe janë një nga çiftet e maturës ’82, që ka rezistuar më shumë. Që nga viti 1990 Inva jeton në Paris, për ku dhe nga niset për koncertet e saj të shumta kudo në botë. U bë e famshme me pjesëmarrjen te muzika e filmit “Elementi i pestë”, i regjisorit Luc Beson me aktorët Bruse Willis dhe Milla Miloviç. Ajo ka marrë pjesë në koncerte dhe me tenorin e famshëm Placido Domingo.

CILI ËSHTË ANTHONY…

E ka bërë shpesh rrugën e gjatë Francë-Shqipëri. Ai është rritur tashmë, është 14 vjeç. Ka prirje të këndojë, madje shumë pranë interpretit. Një ndër idetë e të atit është që të bëhet ndoshta këngëtar lirik, po pse jo dhe aktor. E ka të trashëguar gjenin e këngëtarit dhe rrezaton diçka të veçantë.

Më herët Pirro për të birin do të shprehej: “Do jem i pari që do të eksperimentoj talentin e tij në kompeticione si, ‘Top Fest’, etj. Mendoj, është një test shumë i mirë për të, pasi ai zotëron instrumentin e pianos, që është një instrument që të lejon të bësh shumë gjëra në muzikë”. Anthony është shumë i lidhur me të ëmën dhe tashmë jeton me të, ndërkohë që së fundmi kontaktet me të atin janë pakësuar gjithmonë e më shumë.

Bluetooth

YouTube Preview Image
27