Pavlini, Mesida, Lirita : Komplimenti më ka cuar në nominim

pavlinimesidalirita-big-brother-albania02/03/09 12:15

Pavlini, Mesida dhe Lirita diskutojnë për tipat e banorëve dhe se si reagojnë në momente të ndryshme. Pavlini thotë se i pëlqen që t’i njohë banorët se cfarë tipash kanë dhe këtë mund ta bëjnë duke folur për njeri-tjetrin e duke qenë të sinqertë në ato që thonë. Edhe Mesida mendon se duke treguar dicka nga vetja, ata do arrijnë ta kuptojnë më mirë njeri-tjetrin dhe thotë se cdokush tregon aq sa do që të mund të ndihet mirë me veten. Lirita thotë se ka qenë e sinqertë në gjithcka. Pavlini bën një batutë dhe u thotë gocave se edhe pse i kanë pyetur në fillim nëse kanë qenë të lidhura apo jo, disa prej tyre kanë gënjyer e se tani e kanë pranuar se janë të lidhura madje se më vonë mund të thonë se janë të martuara e me fëmijë. Vajzat i thonë se mashtrimet nuk janë të nevojshme dhe se herët a vonë, e vërteta do dalë. 
Pavlini tregon se i ka bërë komplimenta gocave dhe mendon se ato mund ta kenë keqkuptuar dhe ndoshta prej kësaj është në nominim sepse nuk e kanë kuptuar qëllimin e vërtetë të tij. Ai thotë se komplimentet i ka bërë se i ka menduar dhe jo me paramendim. Mesida i thotë se të gjithë i pranojnë komplimentat, por kushtet në të cilat ndodhen i ngatërrojnë dhe i bëjnë të mendojnë se bëhen për të patur miqësi e për të mos u nominuar. Pavlini thotë se në këtë mënyrë fiton ai që nuk merr pjesë në asgjë, nuk bën debat, që nuk flet fare dhe që nuk kundërshton të tjerërt por, që kjo nuk është e drejtë. Lirita thotë se kjo ndryshon sipas karaktereve të personave. Ajo merr si shembull Adelajdën dhe thotë se është ndryshe nga ajo. Lirita i tregon Mesidës për tipin e Adelës dhe i thotë se ajo është shumë e mbyllur dhe se shumë shaka nuk i pranon. Ajo i thotë se do të reagonte ndryshe për të njëjtat situata me të.