Zhuljete dhe Dritani : Më shumë ankth sesa kur isha në nominim

zhuljetatani-big-brother-albania02/03/09 13:22

Zhuljeta dhe Dritani flasin për javën që ajo ishte në nominim. Ajo i tregon atij se në atë javë ishte në stres dhe ekzistonte pikëpyetja nëse do dilte apo jo. Zhuljeta i thotë Dritanit se fakti që ishte në nominim që javën e parë tregon se banorët e shihnin atë si një rrezik për lojën. Dritani e pyet se nëse ndihet tani mirë për këtë provë që kaloi dhe ajo i përgjigjet se ishte si një testim. Zhuljeta i tregon se këtë të shtunë ka përjetuar një emocion të fortë dhe ankth, madje më shumë se gjatë javës që ishte vetë në nominim. Ajo thotë se të nominuarit ju dukën sikur ishin para pushkatimit dhe se ju dukën shumë keq. Ajo thotë se ajo gjendje nuk përballohet kollaj dhe se kjo dallohej edhe vizualisht se kishte shumë ngarkesë emocionale tek të nominuarit.