Bjordi dhe Adi – Do të durojmë dhe do të fitojmë

bjordi-adi-big-brother-albania04/03/09 12:12

Bjordi dhe Adi bisedojnë se u mungojnë disa aktivitete të cilat i praktikonin kur ishin jashtë shtëpisë se Big Brother. Adi thotë se i mungon loja e futbollit që zhvillonte me shokët. Por megjithatë ai thotë se ja vlen të sakrifikojnë pasi do të fitojnë. Ai i thotë Bjordit të durojnë aq kohë sa loja u ka rezervuar fatin për të qëndruar në shtëpi se në fund do të dalin të fituar. Bjordi i thotë se ai do të durojë tre muaj kurse vetë nuk i dihet. Ai i thotë Adit se i duket tip shumë i durueshëm dhe Adi e aprovon këtë mendim dhe i thotë se e ka provuar veten që duron. Bjordi e pyet se cfarë surprize do t’i pëlqente që t’i bënin dhe Adi i përgjigjet se do të donte t’i sillnin ekipin e futbollit e të zhvillonte një lojë me ta sikur edhe pesë minuta por ai vazhdon se disa nga miqtë e tij nuk do të donin të dilnin në televizion. Bjordi i thotë se dhe ai do të dëshironte t’i vinte shoqëria që ka në Lecco, por ata janë shumë larg dhe do të mjaftohej me kushërinjtë që ndodhen këtu. 
Bjordi e pyet Adin se si do t’i shpenzonte paratë në rast se do të dilte i pari dhe Adi i thotë se do të merrej me rregullimin e shtëpisë dhe një pjesë do t’i mbante si kursime për të ardhmen. Bjordi e pyet Adin nëse i pëlqen që të merret me spektakle dhe Adi i përgjigjet se i pëlqen por, jo cdo kush ja del mbanë sepse edhe se dëshira nuk të mungon, duhet shumë parapërgatitje që të mos dështosh që në fillim. Bjordi i thotë se i pëlqen të bëjë rolin e komikut. Për Adin, këtë mund ta realizojë vetëm para të afërmve kurse me të tjerët nuk e bën dot. Ai i tregon Bjordit se disa komikë tek Portokallia, edhe pse nuk janë aktorë, arrijnë ta realizojnë personazhin e tyre falë punës me përkushtim. Më pas djemtë vazhdojnë të flasin se si do t’i imitojnë ata tek Portokallia.