Bjordi: Poli me ka inat

bjordi-per-poli-big-brother-albania04/03/09 18:45

Adelajda i tregon Bjordit se si e ngacmonte Adi Mimozën duke i thënë që ka dalë ylli Polar ose ky është Poli i Veriut. Ardiani i thotë që nuk e kishte thënë me atë qëllim por kur kishte bërë lidhjen më vonë e kishte kuptuar reagimin e Mimozës. Adeljda thotë që Mozës nuk i pëlqen ta përmendin Polin. Bjordi pyet nëse Poli do e ketë marrë inat,por Adela dhe Adi i thonë që nuk ka pse ta ketë marrë inat. Bjordi e aprovon dhe i thotë që ai ka jetën e tij. Adelajda e ngacmon me batuta duke i thënë që kur të dali e pret ndonjë dajak por të mos ketë frikë pasi do ketë në krah atë dhe Adin. Adi thotë që më duket djalë i mirë por Bjordi nuk ja ka idenë fare se kush është Poli. Adelajda i thotë që Polin e njohin të gjithë pasi ka qënë një nga banorët e Big Brother.