Për 1 ditë, mbushet 1 muaj | Big Brother Albania 2

1-dite-1-muaj-big-brother-albania-206/03/09 03:00

Të mbledhur në zonën e ndenjies, dritani, Pavlini, Qetsori, Bjordi dhe Lirita, kanë vënë në dukje se për një ditë mbushej plot një muaj qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. Pavlini u shpreh se i dukej sikur koha kishte ndaluar në vend dhe të të njëjtit mendim ishin edhe të tjerët. Ata folën për faktin se nuk dinë asgjë nga ato që ndodhin jashtë dhe kur të dilnin nga shtëpia do të ishin si të hutuar, madje, për inerci të saj që bënin në shtëpi, do të fillonin të debatonin edhe me njerëzit e shtëpisë. Qetsori tha se duhej të mblidheshin e të takoheshin patjetër jashtë. Bjordi ishte i të njëjtit mendim, por tha se kur të dilnin e të dëgjonin njëri-tjetrin në dhomën e rrëfimit, nuk do të ishte fort e sigurtë dëshira për t’u takuar. Qetsori ka thënë se për të kjo nuk kishte fare rëndësi, sepse këtu ishin “për t’ia futur njëri-tjetrit, që të merrnin lekët”, ndërsa jashtë do të ishte tjetër gjë. “Kush e di cfarë sensacioni do të jetë, -tha Bjordi, – ne, të gjithë bashkë, në një shtëpi tjetër!”. Lirita propozoi që ai që do të fitonte t’u jepte një darkë të gjithëve.