Surpriza për Pavlinin

pavlini-gjate-spetaklit-big-brother-albania-207/03/09 21:10

Big Brother me dëshirën për të mbështetur Pavlinin në situatën e tij, mendoi t`i pergatisë një surprizë. Për këtë ka kontaktuar me nënën e fëmijëve të tij. Ajo i ka lënë një videomesazh në të cilën ajo i thotë Pavlinit që është i lirë t`i takojë fëmijët e tij kur të dëshirojë dhe se për këtë gjë nuk e ka penguar njeri. Pavlini sqaron situatën në lidhje me regjistrimin e fëmijëve të tij. Ai thotë që djalin nuk pati mundësi ta regjistrojë pasi dy ditë më vonë ai hyri në Big Brother por kur të dalë nga shtëpia do e regjistrojë. Pavlini i tregon banorëve të tjerë për surprizën dhe thotë:-“ishte mesazh shumë i mirë ky që më dhanë”.

2