Zhuljeta ë Arjoni : Mesidën e kam shumë xhan

zhuljetaarjoni-per-mesiden-big-brother-albania-208/03/09 02:35

“Mesidën e kam shumë xhan!”- i ka thënë Arjoni Zhuljetës, ndërsa bisedonin bashkë, të shtrirë në divanin e zonës së ndenjies. Fillimisht Zhuljeta i ka thënë se nuk i interesonte fare nëse ai e kishte apo jo xhan, por pastaj ka pranuar se edhe asaj i pëlqente. Sipas të dyve, Mesida është e çiltër, e hapur, pa komplekse. Ajo nuk ishte treguar e rezervuar si ata, e kishte jetuar javën më shumë sesa ata, ishte “hedhur në turmë” pa frikë, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse, ndryshe nga ç’thoshte, ajo i njihte mirë ata dhe situatën. Ata ranë dakord edhe me këtë të fundit, pra me faktin që ajo e ka ndjekur Big Brother. Sipas tyre është krejtësisht absurde dhe jo logjike që të aplikosh për një program e pastaj të mos e ndjekësh. “Unë do t’ia jap të gjithë kohën që i nevojitet!”- ka shtuar Zhuljeta, duke nënkuptuar që nuk do ta nominonte ende.

1