Gëzuar Bjordi – Big Brother Albania 2

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dreka-e-bjordit-big-brother-albania-211/03/09 16:58

Qetsori,Arjoni dhe Zhuljeta përgatisin drekën me rastin e ditëlindjes së Bjordit. Banorët e tjerë vishen si për raste festash. Të gjithë ulen në tavolinë, dhe Bjordi është ai që ngre dollinë e parë. Ai i thotë të gjithëve që janë të mrekullueshëm dhe që meritojnë një duartrokitje. Falenderimi i parë i tij i shkon kuzhinierëve që sipas tij kanë bërë një punë të shkëlqyer. Bjordi ndjehet i emocionuar që po e kalon ditëlindjen e tij në Big Brother dhe falenderon banorët për gjithcka që bën për të. Banorët e urojnë:-“Gëzuar Bjordi!”