Aida – Këta janë lepurushe

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-big-brother-albaniaPasi ishin çlodhur një ditë të tërë, pas spektaklit të së shtunës, banorët zgjodhën darkën për t’u afruar dhe diskutuar me njëri-tjetrin. Atë mbrëmje, vajza energjike e këtij edicioni, Aida, u bashkua me Dritanin për të komentuar jetën brenda shtëpisë dhe për të dhënë opinionin e saj të drejtpërdrejtë ndaj shumicës së banorëve. Ajo nuk ia përtoi që t’i konsideronte konkurrentët si “dhjaksë”, duke i gjykuar si të dobët dhe pak të guximshëm që të shprehin haptas mendimin e tyre. Nuk dihet se pse Aida zgjodhi “ushtarakun” serioz për këtë rrëfim, duke parë se ata nuk i lidh ndonjë miqësi e madhe, por ndoshta pozicioni i heshtur i Dritanit e ka bërë vajzën shpërthyese të ndjehet komode për të folur. Pa marrë një pozicion favorizues, Dritani e këshilloi Aidën që të mos marrë zjarr kohë e pa kohë dhe të jetë më e përmbajtur. Ai i kërkoi asaj që të mësojë t’i bëjë dallimet, sepse jo të gjithë banorët janë ngjashëm në sjellje. Sipas Dritanit, Aida do të bënte mirë që të gjente ndryshimet në karakterin e çdo banori dhe të mos sillej me të gjithë njëlloj.

6