Big Brother Albania 2 – Lyerja e këpucëve

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lyerja-e-kepuceve-big-brother-albania-212/03/09 21:49

Banorët nuk e kaluan provën e gjetjes së këpucës tek, dhe si dënim ata duhet t`i lyenin të gjitha ato. Ata e morën me sportivitet këtë provë duke kënduar dhe kërcyer gjatë saj. Gjatë lyerjes bëjnë batuta me njëri-tjetrin pasi shumë herë ato lyejnë të njëjtën këpucë. Shumë prej banorëve provuan disa prej këpucëve ndërsa Lirita mori një palë për vete. Mesidës i pëlqyen disa prej tyre por nuk ishin për këmbën e saj. Adi ka marrë gabimisht këpucët e Adelës dhe i ka lyer. Më pas ata filluan të komentojnë për të. Bika mendon se loja me pritjen e topave ishte më e bukur. Dritani thotë që j`a kaloi mirë me provën, sepse sipas tij ata u morën me dicka dhe e ndjenë veten të dobishëm. Adi thotë që njerëzit jashtë do kenë qeshur me to kur i kanë parë duke lyer këpucët.