Big Brother Albania 2 – Prova e javës

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-e-javes-big-brother-albania-213/03/09 20:34

Big Brother ka vendosur që sfida e tretë për provën javore të konsistojë në pastrimin e një sasie të caktuar qepësh. Banorët pasi t`i kenë pastruar të gjitha ato duhet të gatuajnë të vetmin ushqim që do jetë për ditën e nesërme, që është Byreku me Qepë. Ato duhet ta konsumojnë atë në të tre vaktet. Qetsori ishte personi që lexoi provën e javës dhe për të Big Brother vendosi që do kishte si detyrë të fshinte lotët e pastruesve të qepëve.