Bjordi dhe Adela : Moza është keqkuptuar

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Bjordi Mezini dhe Adelajda - Big Brother Albania 214/03/09 02:33

Adela dhe Bjordi diskutojnë veprimin e Adit kundrejt Mozës dhe se si e interpretoi ajo. Bjordi mendon se Moza po e interpreton gabim dhe ajo është një person që nuk ka një mendim të sajin por, ndikohet nga mendimet e të tjerëve. Ai mendon se nëse ajo është një njeri i rritur, duhet të shkojë e ta sqarojë. Adela mendon se edhe Adi ka bërë gabim në sjellje sepse duke e parë Mozën që i merr gjërat shumë seriozisht, është nxituar. Bjordi i thotë se edhe Adela po emendon njësoj si Moza dhe kjo nuk është e drejtë sepse ajo i kupton se si janë gjërat dhe i shpjegon se Adi nuk e ka bërë me qëllim të keq, pasi ai Mozën e sheh si një motër të vogël. Ai i kërkon Adelës që të mos e keqkuptojë Adin. Adela i thotë se e mendon si veprim të gabuar dhe në Shqipëri këto lloj veprimesh keqkuptohen, kurse Bjordi që ka jetuar jashtë ndoshta nuk e sheh të tillë. Bjordi i thotë se vetëm këtu në Shqipëri sheh veprime të tilla dhe ndaj nuk e sheh si gabim. Bjordi mendon se edhe Adi nuk e ka kuptuar se ka bërë gabim me atë veprim por Adela mendon se ai është një person që di shumë nga jeta, është inteligjent dhe duhej ta kishte kapur vetë Mozën e ta sqarojë. Bjordit i vjen inat edhe për reagimin që ka patur Aida kur Moza ia ka treguar duke i thënë asaj se ndoshta Adi e ka bërë me tendencë. Adela i thotë se Moza ka shumë besim tek Aida dhe e sheh si motër. Bjordi vë në dukje maturinë e Mozës duke thënë se ajo nuk bën dallimin ndërmjet motrës, shoqes dhe falsitetit. Ai mendon se edhe Aida ka treguar reagimin e një njeriu dashakeqës duke menduar gjëra të cilat nuk egzistojnë e duke ia futur këto mendime edhe Mozës në kokë. Adela mendon se ajo mundohet të kapet me njerëzit duke gjetur edhe arsye të vogla por, sidoqoftë, nuk pëlqen që të bëjë përcaktime për tipin e saj sepse nuk e njeh. Bjordi mendon se një njeri i mirë nuk do ta thoshte kurrë këtë mendim.