Dritani për Adelës : Të gjithë janë sëmurë

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelatani13/03/09 12:15

Dritani ngacmon Adelajdën në lidhje me Bjordin. Ai e pyet se si është ai sepse ajo e sheh dhe rri më shumë se ata. Adela i thotë se mund ta pyesin vetë dhe nuk ka përse t’i hedhë fjalë me kunja. Dritani i thotë se nuk i hedh fjalë me kunja, por ia thotë në sy, ashtu sic po bën. Adelajda nuk preferon të flasë për këtë dhe ndërron temë. Ajo i kërkon Aidës t’i gatuajë makarona sot sepse nesër nuk i dihet nëse do jetë. Adela i tregon Dritanit se i vetmi moment kur ndihet keq, është kur duhet të ulen në kolltuk bashkë me të nominuarit e tjerë dhe të presë vendimin, kurse gjatë gjithë kohës tjetër, ndihet mirë. Adelajda mendon se i vetmi problem i të gjithë banorëve është e shtuna. Mesida ngacmon Sorin dhe i thotë se nga nominimi nuk ndihet mirë, kurse Adela e plotëson se të gjithë të nominuarit janë sëmurë. Dritani merr si shembull Adelën dhe thotë se ajo ka një muaj me gishtin e vrarë, ndaj sillet kështu. Ata vazhdojnë të shkëmbejnë batuta.