Surprizë për Bikën dhe Adin

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

surpriza-per-biken-big-brother-albania-213/03/09 21:55

Big Brother krahas provës mendoi t`i bëj një surprizë dy prej banorëve. Personi i parë që do kapte telefonin duhet të zgjidhte një nga banorët për të kaluar një darkë në një resorant luksoz. Republika dhe Adi ishin dy personat e përzgjedhur, ndërkohë që banorët e tjerë ishin të detyruar të pastronin qepët. Banorët u penduan që nuk e kapën ato telefonin, dhe filluan të bënin batuta me njëri-tjetrin. Adelajda tha:-“Më bëhet qejfi që ishte Bika!” Ato ndërkohë që pastronin qepët komentonin Adin dhe Republikën në restorant. Sipas Adelajdës Republika dukej e emocionuar. 
Adi gjatë darkës u soll si kavalier me Republikën. Nën një atmosferë romantike ata shikonin banorët e tjerë nga monitori duke i komentuar. Repubika tha që ishte e kënaqur me surprizën, pasi shpëtoi nga prova me qepët. Ajo jepte mendimin e saj se si dukeshin banorët nga ekrani i televizorit. Adi i tha:-“Le të shijojmë këto caste!”