Zhuljeta: Dua të jetoj në Shqipëri

March 14, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonizhuljeta-big-brother-albania-212/03/09 00:50

“Nëse gjërat më shkojnë mirë, – i ka thënë Arjoni Zhuljetës, – do të rri në Shqipëri, përndryshe do të shkoj në Itali!”. Ai ka shtuar se faktikisht nuk i pëlqente aspak të largohej e të shkonte në Itali, do t’i pëlqente më tepër të qëndronte këtu. Edhe Zhuljeta nga ana e saj e ka mbështetur mendimin e tij duke thënë se edhe asaj nuk i pëlqente të largohej nga Shqipëria. Ajo ka thënë se edhe nëse do të kishte dokumenta të rregullta e gjithcka tjetër, sërish do të preferonte të jetonte në Shqipëri. Ata kanë vazhduar bisedën në lidhje me pushimet e verës. Arjoni tha se kishte bërë plane që të shkonte me miqtë e tij në Himarë, ndërsa Zhuljetës i pëlqenin shumë pushimet në mal.