Adi: Jam në botën e dyshimit

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-adi-dhe-moza-big-brother-albania-216/03/09 16:03

Adi dhe Mimoza mundohen të sqarojnë sërisht keqkuptimin midis tyre. Mimoza i thotë që nuk e kuptoi arsyen pse ai e rihapi si diskutim pasi ato u sqaruan njëherë. Arsyeja sipas tij ishte se ai kishte dëgjuar fjalë kundër tij. Mimoza mundohet ta sqarojë duke i thënë që ajo e kishte diskutuar me vajzat keqkuptimin e saj, pasi në atë moment ajo ndihej keq.Ajo shton se Aida në asnjë moment nuk kishte folur keq për të. Bisedës i bashkohet Republika e cila jep mendimin e saj në lidhje me debatin. Sipas saj Adela nuk kishte asnjë të drejtë që foli në emër të personave të tjerë. Ai thotë që brenda në shtëpi bëhen shumë thashetheme dhe nuk i beson askujt. Ai thotë:-“Unë jam në botën e dyshimit!” Sipas tij e vetmja gjë që e shqetëson për momentin është që të rregulloj shoqërinë e tij me Mimozën. Sipas Republikës ai nuk duhej ta bënte debatin në sy të të gjithëve por ai e kundërshton duke i thënë që nuk kishte mënyrë tjetër.