Arjon : Aida, ki kujdes!

March 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-ki-kujdes-big-brother-albania-215/03/09 02:20

Arjoni dhe Aida nuk kanë pritur gjatë për t’iu rikthyer debatit në lidhje me imunitetin e Adit. Aida i ka thënë se keqinterpretimet që ai u bënte gjërave, deri më sot ajo i kishte menduar të ndikuara nga “dikush” tjetër, por tani po e kuptonte se kishte gabuar. Ajo ka shtuar se këto ishin provokime nga ana e tij dhe se ajo nuk donte ta vazhdonte më një debat që mund ta detyronte të thoshte gjëra që nuk donte t’i thoshte apo nuk i mendonte. Arjoni e ka interpretuar këtë si tërheqje nga ana e saj, ndërsa Aida i ka thënë se ai ishte i vogël dhe nuk e mbante dot lojën e saj. Më pas në debat ka hyrë edhe Qetsori, i cili është munduar të qetësojë situatën, duke thënë se ishte faji i tij, sepse kishte qenë ai që e kishte hapur këtë diskutim. Por si Aida, si Arjoni nuk kanë ndalur. Ky i fundit i ka thënë Aidës, se ajo po bënte shumë gabime të, po e quante të cekët, po e quante të vogël, duke e ofenduar, gjë që ai nuk e kishte bërë ndonjeherë. Aida ia ka kthyer duke i thënë se realisht ai ishte më i vogël. Kjo e ka acaruar edhe më shumë Arjonin, që i ka thënë të kishte kujdes dhe të mos fliste pa i njohur njerëzit dhe se ajo nuk mund ta quante atë as të vogël dhe as të cekët, për mendimit që ai realisht shfaqte. “Nëse ke kurajo, mos u mbro pas fjalës 24 vjeç!”- i ka thënë ai. “Pse? Çfarë do të më bësh?!”- i ka thënë Aida. Qetsori ka ndërhyrë sërish, për të qetësuar situatën, duke thënë se meqënëse ishte ai që e hapi këtë bisedë, do të ishte po ai që nesër, do të përballej e do të sqarohej me Aidën. “Unë nuk kam asgjë për të sqaruar!” – ka përfunduar Aida.