Dritani : S`e kanë kuptuar sensin e provës

March 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-e-javes-big-brother-albania-218/03/09 20:43

Djemtë diskutojnë për provat e javës duke përmendur disa nga ato. Adi i thotë Tanit që të jetë më i rreptë më të. Arjoni thotë që banorët nuk e kanë kuptuar ende sensin e provës së javës. Ai thotë që vërtet ato duhet të jenë serioz në realizimin e tyre, por që njëkohësisht duhet dhe të kënaqen. Big Brother i njofton që duhet të fillojnë sërisht me stërvitjen ushtarake. Dritani i urdhëron banorët që të vishen me rrobat ushtarake dhe të bëhen gati për stërvitjen. Banorët në disa raste kishin vështirësi në kalimin e pengesave. Ushtrimet duhej t`i shoqëronin dhe me këngë. Dritani si komandanti i tyre i bëri disa herë vërejtje duke i thënë:-“Cfarë është kjo këngë? Jeni si kori i pleqve pa dhëmbë! Këndoni mirë!” Mbas mbarimit të provës banorët diskutuan për ushtrimet ,dhe vështirësitë tyre.