Dritani : Roli i kryefamiljarit

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-kryefamiljaren-big-brother-albania-220/03/09 12:50

Republika dhe Dritani bisedojnë për rolin e kryefamiljarit dhe se cili do ta marrë këtë javë. Dritani i kërkon asaj që këtë javë, Adi t’ia kalojë Adelës dhe si ajo, edhe të tjerët të jenë dakord. Bika i përgjigjet se nuk dëshiron që ajo të bëhet kryefamiljare, pasi që në momentin e parë ajo do të jetë e sulmuar nga të tjerët. Dritani diskuton me të se të gjithë ata që nuk e kanë provuar, duhet ta marrin njëherë këtë rol. Për Bikën, ata që e kanë merituar kanë qënë vetëm ai dhe Sori, kurse Adi ishte kot. Ajo shton se as sot, as nesër nuk e do Adelën në atë rol. Dritani i thotë se fjala e fundit i takon asaj (Bikës) sepse deri pak më parë, ajo ishte caktuar nga vetë banorët për këtë detyrë por, gjithsesi, vihet në dyshim për fjalët që ajo thotë. Bika e sqaron se po i thotë këto fjalë vetëm për ta mbrojtur Adelën sepse ajo do të jetë më e sulmuar nga cfarë është deri tani. Dritani mendon se ajo duhet ta provojë. Ai i thotë se fakti që Adela do të sulmohet është e vërtetë, por i pëlqen edhe fakti tjetër se ajo do përballet me kundërshtarët dhe kjo mund të jetë dicka pozitive për lojën e tyre. Dritani mendon se dhe kështu si po rrinë ata, nuk mund të vazhdohet më. Ai mendon se detyra e kryefamiljarit është vërtetë e vogël, por kështu del në pah individi dhe pak rëndësi ka nëse ka të drejtën e nominimit ose jo. Dritani tregon se të dyja vajzat i kanë kërkuar që të pozicionohet dhe se ai anon më shumë nga Adela. Bika bie dakord, por sërish mendon se ndoshta të tjerët nuk do të pranojnë ,sidomos Aida. Dritani i thotë se e drejta për ta vendosur i takon kryefamiljarit që është. Bika jep idenë që kjo të mos diskutohet më me pjestarët e tjerë të shtëpisë sepse mund të krijojë debate të tjera dhe ta lënë surprizë për momentin që do pyesë Arbana. Dritani thotë se si do që të ndodhë, ata që e duan këtë gjë janë më të shumtë në numër se ata që nuk e duan.