Tani: Unë po kënaqem me provën

March 20, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-e-javes-big-brother-albania-219/03/09 20:59

Vëllai i Madh i njofton banorët se duhet të fillojnë me stërvitjen ushtarake. Banorët veshin rrobat ushtarake dhe bëhen gati. Komandant Dritani ishte shumë i rreptë pasi i dënoi disa herë ushtarët për mungesë disipline. Ushtarët nuk u treguan serioz sipas tij, pasi stërvitja shpesh herë kaloi me batuta dhe situata komike, si ajo e Arjonit i cili u hodh në baltë. Me mbarimin e stërvitjes banorët diskutuan rreth saj. Ato mendojnë që prova kishte shumë vështirësi. Adi tha:-“Po mos të na njihte njeri dhe të na shikonte do mendonte që jemi ushtarë të vërtetë!” Republikës i duket mjaft i rreptë Dritani dhe i thotë:-“Po s`të bëra zbor unë ty,kur të jem kryefamiljare!”
Banorët diskutojnë për hedhjen e Arjonit në baltë, por ai thotë:-“E kisha ësndërr të hidhesha njëherë!” Për Dritanin tek kjo provë ai gjen veten ,dhe thotë:-“Unë po kënaqem me provën!”