Flasin balerinët e “Top Channel” për reality show-n

March 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tongo-big-brother-albania-1Manjola Hasani

1- Mendoj se ky spektakël përcillet nga të gjithë. Edhe ata që në jetën e përditshme nuk janë  eçanërisht kuriozë, para këtij spektakli bëhen kureshtarë.

2- Deri tani konkurrentët i kam parë vetëm nga pamja e jashtme, por sigurisht që kaq nuk mjafton. Në balet nuk duhet vetëm pamja për t’u quajtur talent.

3- Do të zgjidhja që tangon ta kërceja me Adin

4- Asnjëra nga të dyja, nuk më pëlqejnë reality-t.

Esdalin Gorani

1- Formatet reality, mendoj se i ndjekin më shumë ata njerëz që janë edhe në jetën e përditshme kureshtarë.

2- Nga pozitat e një profesionisti duhet t’ju kujtoj se profesioni ynë nuk është kaq i thjeshtë sa ta gjesh një balerin në një reality.

3- Për një tango do merrja Adelajdën.

4- Do preferoja “Isola dei Famosi”, pasi aty do isha mes kolegësh, pra mes njerëzve të famshëm.

Greta Hushi

1- Edhe njerëzit më indiferentë në jetën e përditshme, para “Big Brother” bëhen kureshtarë. Për këtë arsye ky lloj spektakli ndiqet nga një masë e gjerë njerëzish, aq më shumë kur në shtëpinë e përgjuar nga kamerat, janë futur shumë lloj karakteresh dhe profilesh njerëzore.

2- I kam parë dhe mendoj se duke vlerësuar e theksoj vetëm pamjen e jashtme, Moza më duket se ka linja trupore që i përshtaten një balerine. Por baleti kërkon më shumë.

3- Do të zgjidhja Arjonin, sepse më duket shprehës edhe tango është një vallëzim që kërkon një partner ndjellës.

4- Do preferoja të provoja një përvojë si ajo e “Isola dei Famosi”.

Klajdi Kasemi

1- “Big Brother”-in e ndjekin të gjithë nuk mund t’i ndaja të dy kategoritë. Ky lloj spektakli fton pranë televizorit të gjithë njerëzit.

2- Nuk e kam parë me aq vëmendje sa të përpiqem të gjej një talent aty, por duhet të kujtoj se baleti kërkon shumë punë dhe niset që në moshë të vogël, ndaj ata janë pak të vonuar.

3- Tangon time do ta vallëzoja me Mozën.

4- Këto dy reality zhvillohen në vende me mentalitet të ndryshëm dhe dua të kujtoj se këtu ku jetojmë, jemi ende pak të mbyllur. Unë do preferoja të isha edhe tek “Isola” edhe te “Big Brother”.

Eriola Braho

1- Unë mendoj se një format televiziv si “Big Brother” shihet nga të gjithë njerëzit, jo vetëm nga ata që janë veçanërisht kuriozë për jetën dhe veprimet e të tjerëve. Para “Big Brother” dhe ngjarjeve aty, bëhen të gjithë kuriozë.

2- Me sa kam parë, mes banorëve asnjëri nuk më është dukur me linja apo sjellje që i përshtaten një balerini apo balerine.

3- Nëse duhet të vallëzoj një tango pasionale me dikë nga djemtë e këtij edicioni të “Big Brother”, do të zgjidhja Dritanin.

4- Po, do e pranoja një ofertë për në reality dhe do të më pëlqente “Isola dei Famosi”.

Elda Logo

1- Jam e mendimit se një reality si “Big Brother” i tërheq të gjithë para ekranit. Edhe ata njerëz që nuk kanë shumë kohë, apo nuk janë natyra kureshtare, përsëri ndjekin pamjet që vijnë nga shtëpia ku janë nën vëzhgimin e kamerave njerëz dhe karaktere nga më të ndryshme.

2- Me sa kam parë, Moza dhe Adelajde janë dy vajzat që kanë linja fine. 3- Për një tango pasioni do të ftoja në vallëzim Bjordin, sepse ai është nga të gjithë konkurrentët meshkuj, ai që i afrohet më shumë shijeve të mia.

4- Unë në një reality? Pse, jo? Do më pëlqente “Isola dei Famosi”.

Ledian Agalliaj

1- Unë personalisht qëndroj shumë pak në shtëpi dhe automatikisht nuk shikoj shpesh televizor. Megjithatë, duhet të them se formate reality siç është “Big Brother” shikohen nga të gjithë njerëzit pa dallim. Edhe nga ata që nuk janë zakonisht kureshtarë.

2- Për mendimin tim, asnjëri atje nuk do të bëhet kurrë balerin.

3- Për një tango pasioni? Për zemërgjerësi do të zgjidhja Bikën.

4- Do pranoja të isha pjesë e një “reality show” dhe do të preferoja “Big Brother”.

Marsida Sadiku

 

1- Them se janë kureshtarët, publiku më i dhënë pas “reality show”. Ata që janë kuriozë në jetën e përditshme, janë edhe para ekranit për të përgjuar jetën e banorëve të “Big Brother”.

2- Me aq sa kam parë, kam krijuar pak simpati për Bjordin dhe Adelajdën. Por si balerinë nuk shikoj absolutisht asnjë.

3- Tangon time do ta kërceja me Arjonin.

4- Do më pëlqente përvoja brenda në një “reality show” dhe formati im i preferuar do të ishte “Isola dei Famosi”.

Elvira Harizaj

1- Besoj se “reality show” ndiqen nga të gjithë kategoritë e njerëzve pa dalluar nëse janë shumë kureshtarë për jetën e tjetrit ose jo. Kudo që ka debat, shikuesit bëhen të shumtë dhe janë të interesuar, për atë që ndodh.

2- Kam mendimin se një balerinë duhej të ishte konkurrente në “Big Brother”, megjithatë ndoshta në të ardhmen. Mes këtyre që janë këtë edicion, mendoj se Bjordi ka pak të dhëna.

3- Për një tango do të merrja në vallëzim Bjordin.

4- Do zgjidhja “Big Brother”.