Adelajda – S’e prisja të mos nominohesha

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

taniadelajda-big-brother-albania-222/03/09 01:00

“S’e prisja të mos nominohesha!”- ka thënë Dritani Adelajdes. Ajo i ka thënë se e dinte dhe ia kishte thënë. Dritani ka shtuar se nuk i beson fjalëve dhe Adelajda e ka aprovuar, por ka shtuar se i beson shikimeve dhe veprimeve. Ajo që nuk prisnin të dy ishte nominimi i Adit. Përsa i përket Aidës Dritani ka thënë se, mesa dukej, ajo duhet ta kishte ngatërruar me Qetsorin apo ndonjë tjetër, sepse në momentin që ajo kishte ndryshuar sjellje karshi tij, pa ndonjë shkak e në momentin që kishte bashkëpunuar me persona për të cilët kishte kërkuar mbështetjen e tij për t’i nominuar, ky ishte një minus shumë i madh. “Ky është servilizëm!”- ka thënë ai. Adelajda i ka thënë se i bëhej qejfi që ai, më në fund, e kishte kuptuar atë që ajo ishte lodhur aq shumë që t’ia shpjegonte.

2