Ani tregon për veten

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ani-tregon-per-veten-big-brother-albania-222/03/09 01:30

“Na trego ndonjë gjë për veten”- i ka thënë Aida Anit. Ani ka treguar se deri para 3 muajsh kishte qenë i lidhur, por e kishte kuptuar që gjithcka kishte përfunduar kur “ajo” nuk i kishte telefonuar për t’i uruar ditëlindjen. Më pas ai ka thënë se kishte qenë shumë i lidhur me prindërit dhe fillimisht kishte qenë shumë e vështirë për të qëndronte larg tyre dhe shtëpisë, por, më pas, kur kishte filluar shkollën, ishte mësuar. Gjithsesi, ai ende nuk mund të qëndronte asnjë ditë të vetme pa folur në telefon me ta. Ai ka thënë se po aq i lidhur ishte edhe me të vëllanë, i cli i kishte vënë edhe emrin. Ai ka treguar se në familjen e tij ishin gjashtë fëmijë, dy vëllezër dhe katër motra. Ai ka shtuar se dikur e vuante shumë të qenurit ndryshe, por tani nuk e kishte më problem. “Unë e kam jetën përpara!” – ka thënë ai. Ani ka treguar se kur kishte mbaruar tetëvjeçaren, e kishte lënë shkollën, sepse nuk donte ta vazhdonte më tej, por kishin qenë prindërit që e kishin futur me zor në të mesme. Por ajo që nuk e kishte pritur asnjëherë ishte të fillonte punë. Ai ka treguar se e njihnin dhe e thërrisnin Dj Çerri, por edhe Dj Ani.