Puthja me Bjordin,familja e Adelajdës: Të dalë urgjentisht nga “Big Brother Albania”

March 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-adelajda-big-brother-albania-2Javën e kaluar, gjatë transmetimit të spektaklit  “Big Brother” pamë skenën e puthjes mes Bjordit dhe Adelajdës kur të dy ishin të bindur se ai ishte një ambient pa kamera. Natyrisht secili nga ne mund ta merrte me mend se Adela thjesht përmbahej për arsye të prezencës së kamerave, pasi dukej në mënyrë shumë evidente se ajo e pëlqen Bjordin.
Ka pasur komente të ndryshme rreth kësaj skene. Shumë e kanë pëlqyer dhe komplimentuar Adelën e cila edhe pse në nominim, nuk pranoi të bëjë show për të ndenjur edhe ndonjë javë më shumë brenda shtëpisë, ndërkohë që për shumë të tjerë kjo është thjeshtë një hipokrizi, një sjellje e Adelës me të cilën ajo gënjen veç veten dhe aspak të tjerët.
Po prindërit e Adelës si e pritën këtë skenë.
Në radhë të parë duhet të theksojmë se javën e kaluar ata nuk ishin prezent në spektakël edhe pse e bija ishte në nominim dhe mund të dilte. Pra, sjellja e Adelës sipas prindërve nuk kishte qenë në rregull, edhe para se të transmetohej skena e nxehtë por gjithsesi mëse normale për dy të rinj që pëlqehen. Por puthja duket se i ka vënë kapakun durimit të tyre. Të kompleksuar nga ambienti ku jetojnë dhe nga fjalët e njerëzve, ata kësaj here nuk janë mjaftuar vetëm duke u kyçur në shtëpi, por kanë vendosur të reagojnë. Kështu, jo vetëm punonjësit e “Topit”, por edhe kalimitarët kanë mundur të shohin prindërit e Adelës që ulërinin në dyert e televizionit, duke kërkuar që t’i nxirrnin urgjentisht  të bijën nga loja e degjeneruar  sipas tyre.  Shumë dëshmitarë dëgjonin prindërit e Adelës që thërrisinin: “Na e nxirrni urgjent vajzën, sepse na e keni droguar”. Mesa duket ata kanë vendosur të reagojnë në këtë mënyrë, pasi sipas tyre e bija me të vërtetë ka bërë gjëra të turpshme, por jo me mendjen e saj, por sipas porosive të drejtuesve. Natyrisht kjo është një skenë sa qesharake, aq edhe e dhimbshme. Qesharake për arsyen se “Big Brother” është një format tejet i suksesshëm në gjithë botën dhe shumë i pëlqyer edhe tek ne dhe të marrësh pjesë aty është një privilegj i madh për çdo të ri. Por është një realitet i dhimbshëm, pasi  prindërit e Adelës nuk janë aspak specie të veçanta në mënyrën sesi sillen. Ata në një farë mënyre na kanë kujtuar, se në qytete kryesisht të vogla mentaliteti vijon të jetë tejet i prapambetur dhe të jetuarit për sy e faqe të botës, mbetet gjëja më me vlerë për ta. Nuk e dimë se si do të ndjehet Adela kur të mësojë këtë histori të prindërve, ndërkohë që pak javë më parë i pyeste nëse po sillej mirë apo jo. Një problem tjetër që diskutohet në forume është se fansat mendojnë, që organizatorët duhet t’i tregojnë Adelës se puthja mes saj dhe Bjordit tashmë është parë nga të gjithë.  Kështu ajo nuk do të vazhdojë të thotë që Bjordin e ka shok dhe do të lirohej mbase nga komplekset e tepërta.

Panorama PLUS

VIDEO E PUTHJES

YouTube Preview Image
10