Anjeza: Familja është e shenjtë

March 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-dhe-qetsori-big-brother-albania-223/03/09 18:43

Anjeza ndërkohë që ndihmon Qetsorin për gatimin do që të dijë më shumë për të. Ajo gjithashtu i tregon nga jeta e saj. Ajo thotë që është një person që e do punën ,pasi e mëson të komunikojë me njerëzit ,dhe të vlerësojë lekun. Paralelisht me punën ajo studion në vitin e dytë për Juridik. Qetsori e pyet nëse ka patur lidhje dhe ajo i përgjigjet që po, por që kishte përfunduar. Ajo shton:-“Jemi ndarë përfundimisht dhe nuk ka kthim mbrapa. Unë dua që një njeri të më japë aq sa i jap dhe unë, të jemi të barabartë.” Jeta e saj ka qënë e vështirë pasi është rritur pa baba. Ajo thotë:-“Familja është e shenjtë për mua!”