Arjon : Ani ka zemër të pastër

March 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjontani-per-anin-big-brother-albania-225/03/09 13:10

Arjoni dhe Dritani bisedojnë për Antoninin. Dritani hap bisedën duke i treguar se Ani nuk dinte se si zhvillohej nominimi. Arjoni mendon se ai nuk e ka konceptin se ku ndodhet, thjeshtë ka hyrë në këtë lojë dhe kaq. Të dy djemtë mendojnë se Ani është një njeri që nuk përzihet me të tjerët dhe se ka një zemër të pastër. Ata thonë se kanë vënë re se shpesh Ani nuk flet nëpër biseda dhe ndonjëherë ai nuk e kupton se për cfarë flitet. Arjoni bën krahasimin e Anit me Pavlinin dhe thotë se edhe pse të dy vijnë nga fshati, janë shumë të ndryshëm nga njeri-tjetri. Dritani mendon se vendi dhe mënyra si është rritur ndikon në formimin e karakterit të tij. Për Arjonin, do të jetë interesant ballafaqimi i gjithë banorëve me Anin për vetë konceptet e ndryshme që kanë.