Fitorja ka gjasa t’i buzëqeshë përsëri Gjukanoviqit

March 27, 2009   | Shtypi / Mediji

ulcinj-djukanovic-shkrelaSondazhet sugjerojnë se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Milo Gjukanoviç e cila ka mbajtur pushtetin që nga ardhja e demokracisë në 1991, do të fitojë një tjetër mandat katër-vjeçar. Paaftësia e opozitës për të formuar një koalicion do ta thjeshtojë me gjasë punën e DPS.
Së bashku me partnerin e saj më të vogël, Partinë Social Demokratike (SDP) të Ranko Krivokapiç dhe me mbështetjen nga partitë e pakicave, Partia Boshnjake dhe Nisma Qytetare Kroate, DPS ka besim për një fitore dërrmuese. Ajo u premton votuesve një udhë më të shpejtë të integrimit evropian, investime të mëdha në infrastrukturë dhe një standard më të lartë jetësor.
Sipas gjetjeve të Qendrës për Demokraci e të Drejta të Njeriut, botuar javën e shkuar, koaliciuoni i Gjukanoviç ka 51.5% të votave. Nga 15 partitë e opozitës, më afër me DPS është Partia Popullore Socialiste (SNP) e Srxhan Miliç, që vjen pas me 17%. .
Karta e fortë e DPS është standard-mbajtësi karizmatik Gjukanoviç.
“DPS po i dërgon…një mesazh të qartë kundërshtarëve tanë,” tha ai në një tubim fushate, “që ne jemi…të gatshëm të marrim përgjegjësinë për sigurinë dhe begatinë e Malit të Zi dhe për një politikë që na shpie ne të sigurtë në destinacionin tonë evropian”.
DPS dhe kreu i saj, vetëm janë rritur në forcë që nga kalimi i referendumit për pavarësinë në maj 2006. Partia qeverisëse i përmbahet asaj që vetëm ajo mund ta shpëtojë Malin e Zi nga kriza globale ekonomike.
Sipas raportve të medias muajin e fundit, qeveria po shihte në se do të eleminonte 30,000 vende pune në sektorin publik. Raportet të dielën (21 mars) thoshin se shkrirësi i aluminit KAP, eksportuesi më i madh i vendit, u ndesh me mbylljen pasi çmimet e aluminit ranë.
DPS premton të luftojë krizën ekonomike me projekte ambicioze të infrastrukturës të tilla si ndërtimi i një udhëshpejte veri-jugë dhe duke investuar bujarisht në turizëm dhe sektorët energjitikë.
Opozita, megjithatë paralajmëron kundër rrezikut të fortifikimit të DPS si një parti qeverisëse dhe hapjen e Malit të Zi si një rrezik për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Tetorin e shkuar, prokurorët italianë akuzuan shtatë bashkëpunëtorë të Gjukanoviç dhe shtatë italianë për trafikun e cigareve.
Të tilla janë paralajmërimet e Demokracisë së Re Serbe (me sondazh në rreth 12%) të Andrija Mandiç dhe Lëvizjes për Ndryshime (me sondazh në 6.3%) të Nebojsha Medojeviç. Mandiç dhe Medojeviç e sigurojnë gjithashtu publikun se ata kanë ilaçet e tyre për të shëruar Malin e Zi me ekonomi të varur nga importi, ndërsa SNP e Miliç këmbëngul në në përfitimet e mirëqënies për banorët më vulnerabël të vendit.
Të gjitha partitë e tjera të opozitës janë në skajin e ulët në renditjen e sondazhit, të paafta të përftojnë votat e duhura për të fituar vende në parlament ose janë aq të vogla sa të mos kenë shpresë për këtë. Partive u duhet të fitojnë 10,000 deri në 13,000 vota për të fituar ndonjë karrige në parlament në një vend me 500,000 votues të regjistruar.

SETimes.com