Mali i Zi, shqiptarët rrezikojnë përfaqësimin në Parlament

March 27, 2009   | Lajmet / Vijesti

mandatet-ne-malin-e-zi-shqiptaret-rrezikojne-perfaqesimin

Përçarja në 6 parti politike të shqiptarëve në Malin e Zi, rrezikon të ulë ndjeshëm përfaqësimin e tyre në Parlament. Në Mal të Zi është sistemi proporcional dhe një parti duhet të marrë të paktën 2.500 vota që të ketë një deputet, ndërkohë që numri i votuesve shqiptarë është gjithsej 30 mijë.
Gjashtë parti kanë paraqitur 6 lista dhe secila bën fushatë me vete. Atmosfera e fushatës duket qartë në Ulqin, qytetin e banuar nga shumica shqiptare. Postera dhe flamujt duken gjithandej.
“Ne dolëm në zgjedhje dhe po bëjmë një fushatë që është moderne, në kundërshtim me të tjerët që po bëjnë një fushatë banale”, ka deklaruar Mehmet Bardhi, kryetar i partisë Lidhja Demokratike.
Ndërsa Amir Hollaj, kryetar i koalicionit Perspektiva dhe nënkryetari i Unionit Demokratik Meto Zenka pranojnë se përçarja do t’iu kushtojë shqiptarëve.
“Kjonjësi zgjedhore me 5 deputetë mund të mbesë pa deputet, për shkak se nuk u bë një koalicion i gjerë”, ka pohuar Hollaj. “Në këto zgjedhje janë paraqitur 6 parti shqiptare që konkurrojnë për 5 mandate. Por jemi optimistë”, është shprehur Meto Zenka, nënkryetar i Unionit Demokratik.
Zgjedhjet bëhen me kerkesë të kryeministrit Millo Gjukanoviq, partia e të cilit ka bërë aleancë me tri partitë më me peshë në Malin e Zi. Në liste Gjukanoviq ka vendosur edhe një kandidat shqiptar. Përçarja nuk ka përfshirë vetëm shqiptarët por edhe serbët, partitë e të cilëve janë të ndara.
Nga ana tjetër, vendi është duke ndjerë krizën ekonomike, papunësia është rritur dhe në shumë ndërmarrje, siç është edhe kombinati i aluminit, prej muajsh punëtorët s’paguhen.

Top Channel

YouTube Preview Image

Sipas sondazhit në faqen ton të internetit dalim me kto shifra momentale:

1