Adelajda : Ti nuk di ku flet

March 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-bisedim-big-brother-albania-225/03/09 01:48

Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdes, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vet u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merrëshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdes, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. “Ti nuk di ku flet!”- i ka thënë ajo Aidës dhe ka shtuar se ajo kishte dashur, duke keqpërdorur fjalët që Adela kishte thënë për Kavajën, ta nxirrte atë keq, para qytetit të saj. Aida i ka thënë se ashtu si e kishte prezantuar Adela Kavajën, vetëm mendim të keq mund të krijoje. Pas kësaj debati më të dyjave u thellua më tej duke iu rikthyer atij të Adit në lidhje me Mimozën. Aida i ka thënë Adelajdes, se ajo kishte përdorur fjalët e saj, ndërsa Adela kishte shpikur në kurrizin e saj. Kishte qenë pikërisht ajo që, sipas Aidës, i kishte thënë Adit se Aida ka thënë për ty që derisa kishe një të dashur 25 vjeçe, nuk e shihje Mozën si të vogël. Në vazhdim Aida ka thënë se kjo ishte një temë tjetër dhe ata duhet t’i ktheheshin temës fillestare në diskutim: Seksi dhe Qyteti”. Adelajda i ka thnë se ajo nuk as ta nisë, as ta drejtojë. Aida ia ka kthyer që ajo dinte dhe ta niste dhe ta vazhdonte, ndërsa Adela, një temë të tillë, nuk do të kishte patur kurrë kurajo ta hapte. “E si mund të ndodhte ndryshe!” – ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. “Me injorantë si puna jote, nuk mund të ndodhte ndryshe!” – i është përgjigjur Aida.