Mali i zi, zhvillon sot zgjedhjet parlamentare

March 29, 2009   | Reportazh / Reportaža

karta-votuese-ne-mal-te-ziPërçarja e spektrit politik shqiptar pritet të ndikojë negativisht në përfaqësimin e tyre në parlament. Analistët thonë se fitoren pritet të sigurojë sërish koalicioni i udhëhequr nga Gjukanovic.
PODGORICE- Mbahen sot ne Mal të Zi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku partitë shqiptare paraqiten të përçarë me pesë lista zgjedhore. Përçarja e spektrit politik shqiptar pritet të ndikojë negativisht në përfaqësimin e tyre në përbërjen e ardhshme të parlamentit. Analistët thonë se megjithatë, këto zgjedhje janë mundësi për rikonfigurimin e skenës politike shqiptare në Mal të Zi.
Mali i Zi zhvillon këtë të dielë zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si shtet i pavarur. Edhe pse të parakohshme sipas analistëve shqiptarë atje, këto votime nuk do të sjellin ndonjë ndryshim rrënjësor në nivel shtetëror.
Në trevat shqiptare në Mal të Zi do të hapen 59 vendvotime, dhe do të garojnë edhe subjekte jo shqiptare. Sipas Kushtetutës, shqiptarët mund të siguronin deri në pesë deputetë, por me zbatimin e sistemit proporcional dhe me ndasitë e tyre ata maksimalisht mund të sigurojnë tre deputetë. Trupi zgjedhor në Mal të Zi është rreth 500 mijë votues.
Sipas analistëve fitore pritet të sigurojë sërish koalicioni i udhëhequr nga kryeministri aktual Millo Gjukanovic dhe i cili pavarësisht nga ndryshimet e mëdha të politikës së brendshme të vendit, ka arritur të qëndrojë në pushtet mbi një dekadë.

(s.g/BalkanWeb)

Sipas sondazhit në faqen ton të internetit dalim me kto shifra momentale: