Mehmet Zenka,ka shprehur kënaqësinë që subjekti i tij doli fitues

March 30, 2009   | Lajmet / Vijesti

mehmet-zenka_nenkryetari-i-unionit-demokratik-te-shqiptareveMali i Zi, siguron shumicën absolute në votime
Sipas rezultateve paraprake, të shpallura në orët e para të ditës së sotme nga Qendra për Monitorim, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ditës së diel, koalicioni “Mali i Zi Evropian” ka siguruar 47 mandate, përkatësisht shumicën absolute, kurse shqiptarët kanë fituar katër nga 5 vendet e mundshme në parlamentin e ri. Nënkryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, duke shprehur kënaqësinë që subjekti i tij doli fitues, ftoi simotrat shqiptare që të jenë bashkë në Kuvendin e Malit të Zi për t’u angazhuar në përfaqësimin më të denjë të interesave shqiptare në këtë shtet.

Top Albania Radio