Vahida Hasanaga-Nimanbegut: Çmim për pikturë

March 30, 2009   | Kulturë / Kultura

vahida-hasanaga-nimanbegu_ulqin_ulcinjShoqata e artistëve figurativë të malit të zi ndau çmimet vjetore

Podgoricë – Pas çmimit të fituar vitin e kaluar në Sallonin e Zemunit, piktorja ulqinake Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka fituar edhe një çmim tjetër për pikturë.

Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi i ka ndarë asaj të martën Çmimin e parë në konkursin vjetor për pikturë të organizuar nga kjo shoqatë.

Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi ka ndarë çmime edhe për skulpturë dhe grafikë, si dhe për ekspozitën më të mirë të realizuar.

Me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve është organizuar ekspozita të cilën e kanë hapur kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, Pavle Pejoviq, dhe kryetari i jurisë së konkursit së sivjetshëm, piktori Gjergj Noc Martini.

Vahida Hasanaga Nimanbegu ka mbaruar studimet për art në Beograd. Aktualisht drejton shoqatën “Art Dulcinium” e cila merret me art dhe kulturë si dhe ka organizuar një sërë kolonish artistike.

(Kohapress)

YouTube Preview Image