Adelajda : Më ke vënë në rrezik

adela-per-nomin-e-anit-big-brother-albania-201/04/09 13:35

Adela i bën të ditur Antoninit se e di që ai e ka nominuar dhe ajo e pyet përse ai e ka bërë këtë gjë. Ajo i thotë se në rast se ai nuk e di, nominimet bëhen me arsyen që një banor të dalë nga shtëpia, domethënë se dëshiron që ai banor të largohet. Në këtë rast, ai ka dëshiruar që ajo të largohet duke e bërë kështu që ajo të rrezikojë këtë të shtunë. Adela e pyet nëse ai do të ndjehej më mirë nëse ajo do të largohej nga shtëpia apo jo. Ani i përgjigjet se ishte thjeshtë një arsye që i erdhi për momentin. Adela e sqaron se arsyeja se përse bëhet nominimi, është se ai përson të shqetëson. Ajo i thotë se e kupton faktin që ai kishte vetëm një javë në shtëpi, por do të dijë nëse ai mendon se do të ndjehej më mirë nëse ajo nuk do të ishte në shtëpi. “Ndoshta”- ka kthyer përgjigje Ani. Adela i thotë se kaq donte të dinte prej tij dhe Ani largohet, ndërsa Adela qëndron e menduar në dhomë.

1