Arjon dhe Anjeza : Jam e vetme në këtë lojë

anjeza-arjon-big-brother-albania-231/03/09 04:10

Arjoni pyet Anjezën për ndryshimin e mendimit të saj për banorët nga jashtë shtëpisë, brenda saj. Anjeza i tregon se i ka ndjekur, por nga jashtë dukeshin më ndryshe, ndërsa tani që është dhe ajo brenda ka filluar t’i njohë më mirë. Arjoni e pyet se për cilin banor ishtë kurioze që të ballafaqohej dhe ajo i përgjigjet për Sorin. Ajo thotë se është ndryshe nga ai që mendonte, por është ende herët për të dhënë një përcaktim mbi të. Anjeza tregon se dita ditës i shtohen ose i pakësohen vlerësimet për të gjithë banorët dhe se ndihet pak në vështirësi për të dhënë përcaktime të sakta për të gjithë. Sipas Arjonit, është dicka pozitive nga ana e saj që ka ardhur për t’i dhënë shans të gjithëve për t’i njohur. Anjeza thotë se i bën përshtypje që cdo gjë që thotë ajo, banorët e marrin si të mirëqënë vetëm sepse ajo vjen nga jashtë dhe mund të dijë opinionin e publikut. Ajo thotë se shpreh vecse mendimin e saj. Arjoni mendon se kjo mund të jetë një lloj arme për të që mund ta përdorë kundër të tjerëve, pasi ata të gjithë kanë frikë se cfarë mendon publiku për ta. Anjeza tregon se e mendonte më të vështirë për t’u afruar me të tjerët, por në fakt i doli krejt e kundërta. Arjoni e lidh me faktin se ajo vjen nga jashtë dhe banorët e kanë afruar jo për ta njohur, por për të kuptuar prej saj. Ai i tregon se me aq sa ka kuptuar nga ajo, ajo ka hyrë me “detyrat e shtëpisë” të bëra mirë, qëndron aty ku e vënë pa problem dhe se është shumë dinake, por këtë gjë nuk po e fsheh dot. Arjoni i thotë se përvec këtyre, asaj i kanë shpëtuar shumë gjëra në këtë shtëpi dhe e këshillon që të mos rrijë vetëm, por Anjeza ia kthen se e vetme ka ardhur në këtë lojë.