Bika: Ndihem e ofenduar

bika-per-veshjet-big-brother-albania-202/04/09 22:29

Gjatë provës së javës Republika ka provuar një fustan të cilës nuk i pëlqen. Këtë gjë e diskuton me Aidën duke i thënë që duhet ta ndryshojnë modelin e fustanit . Aida i thotë që ato nuk dinë se si ta stilojnë ndryshe atë copë dhe shton:-“Nuk jemi këtu që të të veshim ty, por që ti të vishesh me provën!” Republika i përmend faktin që për fajin e saj ato kanë humbur 50% të provës. Aida i thotë që prova është e të gjithëve. Aida i thotë që ajo ka mundësinë ta rregullojë me 50%-in tjetër të provës. Sipas Republikës gjysma tjetër e provës përfshin një fustan. Aida e kundërshton duke i thënë që ato duhet të stilojnë nga dy fustane. Sipas Republikës dhe nëse ajo i bën dy fustanet dhe rrobat e banjos ajo sërisht nuk do pranontë të vishte këto të fundit. Ajo shton:-“E shikon që nuk bëhet, dhe prap dal unë!” Sipas Republikës ajo është përpjekur në cdo provë që kanë bërë banorët dhe nuk është krim që në këtë provë ajo dorëzohet. Aida i thotë që ajo donte ta ndihmonte për të bërë fustanin. Republika i thotë që duhet të merren të gjithë me këtë gjë dhe jo vetëm Aida. Ajo shton:-“Jam e ofenduar nga fakti që nuk u kujtua asnjeri për veshjen time përvec Mimozës!” Aida i thotë që ajo nuk ka pse ta marrë si personale. Republika e sqaron se ndihet kështu për faktin që ajo e kishte deklarruar që në fillim që ajo nuk ishte e aftë për këtë provë.