Bjordi:“Unë do të martojë ty

 

bjordi-me-adelen-big-brother-albania-201/04/09 18:41

 

Adelajda është shtrirë në dhomë dhe Bjordi shkon për të qëndruar me të. Ajo i thotë:-“Nuk m`u ndave , gjithë ditën pas meje!” Bjordi ia kthen:-“Je ti që vdes të rrish pas meje!” Ato ngacmohen me njëri-tjetrin. Adelajda fillon diskuton në lidhje me nominimet dhe thotë:-“Nëse nuk dal, do të nominoj atë që nuk më pëlqen”. Ajo e pyet:-“Mendon që do të iki këtë javë unë?” Ai i thotë që nëse ajo del ,ai nuk ka cfarë të bëj. Adelajda ia kthen:-“Hajde me mua!” Bjordi i thotë:-“D.m.th ,jemi lidhur ne të dy!” Adelajda i thotë që në Shqipëri koncepti ‘i lidhur’ përdoret për lidhje dashurie midis dy njerëzve, sipas saj ato të dy janë vetëm miq. Bjordi e pyet se si e shprehin ato miqësinë. Ai thotë:-“A thuhet që ne kemi një relatë?” Sipas Adelajdës mënyra e të shprehurit të Bjordit keqkuptohet nga publiku, dhe shton:-“Po të thuash ti që ne kemi lidhje, të gjithë do e kuptojnë sikur ne dashurohemi dhe jemi betuar që do martohemi!” Bjordi ia kthen:-“Unë do të martojë ty!” Ajo bën sikur nuk e kupton dhe e pyet:-“Me kë do të më martosh?” Bjordi e kalon me shaka duke i thënë që ai do e martojë me një shokun e tij italian.