Fjalimi i kryetarit ne ekspoziten e ish kryetareve

April 5, 2009   | Lajmet / Vijesti

gezim-hajdinaga_dita-e-ulqinit6Të nderuara zonja dhe zotërinj, ju përshëndes të gjithëve në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal.

Në rrugëtimin e gjatë historik të çdo qyteti ka disa stacione të

rëndësishme prej nga lëvizja drejt së ardhmes merr nxitje, impuls dhe përshpejtim

Ndihem i gëzuar se pas një pune disa mujore ia dolëm mbanë që sonte të hapim ekspozitën e ish kryetarëve të Komunës së Ulqinit, dhe të shetisim në vite, dekada dhe shekuj.

Dëshiroj fillimisht të falenderoj anëtarët e komisionit të cilët patën një punë të rëndë por besoj mjaft interesante.

Falë punës së tyre u marr në shqyrtim një material i madh arkivor i kohës, u shfrytëzuan burime të shumta dhe një dokumentacion i pasur.

Që nga idea, të cilën e kam shpaluar, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e komisionit dhe kam përcjellur punën e tyre. Ata më kanë njoftuar për gadishmërinë e familjarëve për të ofruar ndihmë dhe materiale të tjera. Me këtë rast i shpreh falenderime të sinqerta të gjithë familjarëve të ish kryetarëve të Komunës së Ulqinit të ekspozuar në këtë ekspozitë.

Zonja dhe zotërinj, sonte nuk do të flas për sukseset dhe dështimet e personaliteteve të ekspozuara, nuk do të flas për meritat dhe të metat e tyre, nuk do të veçoj maturinë, apo atë se cili nga ta e njihte më mirë psikologjinë e banorëve të Ulqinit apo ai që dëshmohet për progres të shënuar drejtë një rendi demokratik.

Ky nuk është qëllimi i ekspozitës në fjalë.

Mund të them lirisht se sejcila nga fotografitë e ekspozuara bart një histori me vete. Dhe e njejta flet për punën e sejcilit gjatë mandatit që kanë pasur.

Për sejcilën nga ta mundet të flitet gjatë, por mund të them me përgjegjësi se sejcili nga kryetarët e kishte për nder të ishte në krye të këtij qyteti të lashtë e me tradita.

Ekspozita përfshin një periudhe mbi një shekull, ne nuk do të ndalemi këtu. Mbetet detyrë e komisionit të ngritur, detyrë e ekspertëve dhe e studiuesve që të hulumtojnë dhe ta pasurojnë këtë ekspozitë me fotografi të tjera të atyre që kanë qenë në krye të Ulqinit para kësaj periudhe.

Faleminderit!

Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro

Arsllan Hajdinaga

KLIKONI 2-3 HER PËR MU ZMADHU FOTOGRAFIJA

7