Mimoza : Pse Moza diti ta largojë Bjordin?!

moza-adiadela2-copy-biig-brother-albania-202/04/09 01:23

“Ti asnjëherë s’më ke treguar asgjë!” – i ka thënë Mimoza Adelës, kur Adi i ka thënë asaj (Mozës) që t’i fliste dhe ajo në lidhje me Bjordin. Adelajda i ka thënë se nuk ishte e vërtetë ajo që thoshte Mimoza, por edhe nëse nuk e kishte bërë, arsyeja ishte se Mimoza nuk i merrte seriozisht fjalët e saj, por fillonte ngacmonte. Atëherë Adi ka ndërhyrë duke thënë: “Pse Moza diti ta largojë Bjordin?! Kjo tregon që ti e do!” Adelajda ka thënë se nuk e kuptonte si mund të thoshin të tjerët për atë, gjëra që ajo nuk i dinte akoma vet. Ndërsa për pyetjen e Adit që pse Moza diti ta largojë Bjordin, ajo ka thënë se mes tij dhe Mozës gjërat ishin shumë ndryshe dhe ajo dinte më tepër në lidhje me këtë, sesa mund të dinin ata. “Kjo nuk është e vërtetë, gjërat varen nga ti!” – ka thënë Mimoza. “Ti për cfarë ke hyrë? – e ka pyetur Adi Adelën, duke shtuar se ajo ishte vajzë e zgjuar dhe e kuptonte fort mirë se në këtë lojë, protagonizmi luante rolin kryesor.