Adelajda : Më ka ardhur zor nga vetja

adelajda-nw-lidhje-me-aiden-dhe-mesin-copy05/04/09 01:50

Gjatë spektaklit, Vëllai i Madh i ka lejuar banorët e eleminuar nga loja që të komunikojnë me banorët brenda shtëpisë dhe t’iu thoshin cfarë kishin për t’iu thënë, pasi i kishin parë gjërat nga jashtë. Kështu, Mesida e pyeti Adelajden sesi ishte e mundur që kur Aida qante për të atin, ajo këndonte. Adelajda i është përgjigjur se nuk e dinte cfarë kishte ndodhur me Aidën. (kësaj të fundit, Vëllai i Madh i kishte dhënë një zarf që brenda kishte fotografinë e të atit, që kishte ndërruar jetë dhe një poezi që një kushurirë kishte shkuar për babanë e saj). Ajo i tha të njëjtën gjë edhe Aidës dhe po ashtu edhe Qetsorit, kur ky ia përmendi më vonë. Adelajda e interpretoi këtë si një keqdashje, si një qëllim për ta nxjerrë keq në sytë e publikut e për t’i bërë keq. Ajo ka thënë se në ato momente i kishte ardhur zor nga vetja. “Unë nuk jam ashtu dhe do t’ua tregoj të gjithëve që nuk jam ashtu! Nuk mund të qesh unë me prindërit e vdekur të dikujt! Nuk jam aq e pashpirt!” – i ka thënë ajo Qetsorit, e revoltuar. Ajo ka shtuar gjithashtu se Aida do të kishte bërë mirë, që mos t’u thoshte të tjerëve “cepave’, që Adelajda nuk kishte respektuar dhimbjen e saj, por t’ia kishte thënë asaj vet. “Ndërsa Mesidës, turp t’i vijë!” – ka përfunduar ajo.