Qetsori : Duhen koalicione të reja

taniqetsori-per-koalicionet-big-brother-albania-205/04/09 01:42

“Duhen koalicione të reja!”- i ka thënë Qetsori Dritanit. Ai i ka thënë gjithashtu se nuk donte e nuk do të luante më kundër Dritanit, por të dy duhet të bashkoheshin kundër njërit prej djemve të rinj të ardhur në shtëpi dhe më e mira ishte, sipas tij, kundër më të dobëtit. “Duhet të bëjmë spektakël!” – ka thënë Qetsori. Sipas Dritanit ishte ende shpejt. “Duhet të luajmë kur të dalin në nominim!” – i ka thënë ai, -ti këtë javë bëj pushim, se na vdiqe!”. Qetsori, që kësaj jave “ka shpëtuar” nga nominimi, i ka thënë se kur të donte e më të donte Dritani, atë e kishte “gati për duel”.