Qetsori : Nuk kemi armiq njëri-tjetrin

diskutimi-per-te-rinjte-big-brother-albania-205/04/09 01:56

“Ne nuk kemi më armiq njëri-tjetrin!”- ka thënë Qetsori, në vazhdën e strategjisë së re, që sipas tij,është momenti të përdorin. Ai ka shtuar se duhej gjetur një aspekt, ku t’i luftonin të rinjtë. Sipas Adelajdes, por edhe të tjerëve, banorët e rinj kishin mjaft nivel dhe nuk do të ishte aq e lehtë. Po sipas Adelës, ata kishin edhe përparësi të tjera, sic ishte fakti që ishin të kthjellët e të freskët, fakti që i njihnin mjaft mirë ata dhe situata e krijuara brenda shtëpisë e po ashtu synimet që kishin. “Synime kemi të gjithë!” – ia ka kthyer Dritani. “Po, por ata janë të kthjellët, nuk kanë pesë javë në nominim!” – i është përgjigjur ajo. “Atëherë rri jashtë! Çohu dhe ik tek ata!” – është çuar në këmbë dhe ka bërtitur ai. “Duhet të luajmë fort!” – ka thënë Qetsori. Të gjithë banorët kanë qenë të mendimit se nuk ishte e drejtë që të nominonin më njëri-tjetrin, sepse kishin arritur të rezistonin kaq kohë brenda shtëpisë. “Po nuk bashkëpunuam, po nuk krijuam strategji pune, do të biem në kurth!” – ka shtuar Qetsori.